Informacion ligjor

Çdo person që përdor faqen e internetit të ProCredit Bank (Kosovë) pajtohet me sa vijon:

Përdorimi i faqes së internetit të ProCredit Bank (Kosovë)

Kjo faqe interneti është pronë e ProCredit Bank (Kosovë)

Dizajni, struktura dhe e gjithë përmbajtja e saj i nënshtrohen të drejtës së autorit me të gjitha të drejtat e mbrojtura dhe pasojat juridike dhe i përkasin ProCredit Bank (Kosovë).

Ju mund të shikoni ose të printoni faqe dhe / ose seksione me kusht që të mos shkelni dispozitat dhe veprimet e lejuara nga Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Ngjashme. Shikimi ose kopjimi i faqes së internetit të ProCredit Bank nuk ju jep të drejta mbi ndonjë material ose softuer. Ju nuk mund të: riprodhoni plotësisht ose pjesërisht, të përcillni në mënyrë elektronike ose në ndonjë mënyrë tjetër, të ndryshoni, krijoni linqe për në këtë faqe interneti ose të përdorni këtë faqe interneti për qëllime publike ose komerciale pa lejen paraprake me shkrim të Bankës ProCredit (Kosovë).

Web faqja  është krijuar me qëllim të informacionit  të përgjithshëm. Faqja ofron informata të përgjithshme për shërbimet që ofron Banka ProCredit për ndërmarrje shumë të vogla, të vogla dhe të mesme dhe klientë privatë. ProCredit Bank ka të drejtë pa njoftim paraprak të bëjë ndryshime në informacionet në ueb faqen e saj, duke përfshirë por pa u kufizuar në të dhënat, kushtet, përshkrimet e shërbimeve  si dhe shembujve.
Edhe pse stafi i Bankës ProCredit (Kosovë) bën përpjekje për të ofruar informata të sakta, transparente dhe të përditësuara në web faqet e saj, kjo nuk përjashton mundësinë që nganjëherë  mund të ndodhin lëshime për arsye objektive. ProCredit Bank (Kosovë) nuk do të jetë përgjegjëse për pasojat, duke përfshirë dëmet e mundshme, që rezultojnë nga ose janë të lidhura në ndonjë mënyrë me qasjen tuaj ose përdorimin e kësaj faqeje interneti.

Informacioni dhe opinionet që gjenden në web faqe ofrohen nga Banka ProCredit për përdorim personal dhe vetëm për qëllime informative. Ju si një përdorues i kësaj faqeje interneti jeni personalisht përgjegjës për interpretimin dhe perceptimin e saktësisë, plotësisë dhe dobishmërisë së informacionit që gjendet në web  faqe.

Faqet e internetit të lidhura me linqe

ProCredit Bank (Kosovë)  është pjesë e Grupit ProCredit dhe ka përfshirë hiperlinqe për në faqet e institucioneve të tjera. 

Asgjë nga përmbajtja e web faqes Bankës ProCredit nuk përbën këshilla investive , ligjore, tatimore ose të tjera, as nuk duhet mbështetur në to në marrjen e një vendimi për investime apo ndonjë vendimi tjetër. Ju duhet të merrni këshilla profesionale përkatëse dhe specifike përpara se të merrni ndonjë vendim për investime. Përmbajtja e informacionit në linqet tjera dhe faqet e internetit të linkuara nuk është analizuar nga Banka ProCredit, dhe prandaj nuk merr përgjegjësi për të (duke përfshirë saktësinë, plotësinë dhe aktualitetin e saj).
 
ProCredit Bank (Kosovë) nuk garanton qasje pa probleme dhe pa ndërprerje në këtë web faqe.

Mbështetja

Asgjë nga përmbajtja e web faqes së Bankës ProCredit nuk përbën këshilla financiare, investive, juridike ose të tjera dhe as nuk duhet mbështetur në to në marrjen e një vendimi për investime apo ndonjë vendimi tjetër. Përpara se të merrni ndonjë vendim për investime, ju duhet të merrni këshilla profesionale përkatëse dhe specifike, të dhëna pas një analize të thuktë financiare.

Njoftim për privatësinë

Banka ProCredit njeh rëndësinë e informacionit personal që na është besuar. Është një nga përgjegjësitë tona themelore si një bankë për të siguruar që të mbrojmë informacionin që na është besuar nga klientët tanë dhe vizitorët e faqes sonë të internetit. Ju lutemi gjeni më poshtë masat e përzgjedhura të sigurisë që ne kemi vendosur për të mbrojtur privatësinë tuaj:

Pse ProCredit Bank mbledh informacion personal?

Ne mbledhim, përpunojmë dhe përdorim informacionin personal në faqet tona të internetit në mënyrë që t’ju ofrojmë produkte dhe shërbime edhe më të mira, të përshtatim më së miri proceset tona të biznesit me nevojat e klientëve tanë dhe t’ju drejtojmë tek informacioni më i përshtatshëm i produktit dhe shërbimet bankare online.

Si e mbledh ProCredit Bank informacionin dhe për sa kohë ruhet?

Informacioni i mbledhur në faqen tonë të internetit do të ruhet vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimin për të cilin është mbledhur në bazë të Ligjit për të Dhënat Personale. Nëse dëshironi t’i qaseni ose të korrigjoni ndonjë informacion që ProCredit Bank mban në lidhje me ju,  mund të fshini, bllokoni apo korrigjoni të dhënat tuaja (për sa kohë që është në pajtim me ligjin në fuqi). Ju keni të drejtën për t’u qasur në informatat personale që mbajmë në lidhje me ju.
ProCredit Bank vazhdimisht synon të përmirësojë faqen e saj të internetit. Për këtë arsye, ne mbledhim informacion nëpërmjet faqes së internetit në një formë të anonimizuar. Informacioni përkatës përdoret vetëm për qëllime statistikore dhe të marketingut dhe nuk i zbulohet palëve të treta.

Si ruhet, mbrohet dhe përdoret informacioni?

Informacioni i mbledhur përmes kësaj faqeje të internetit do të transferohet tek ofruesi përgjegjës vetëm në rastet e përgjigjeve në pyetjet tuaja, kështu që në këtë rast ne transferojmë të dhënat tuaja personale sipas termave dhe kushteve të përgjithshme të bankës. Shërbimet bankare online mbahen të sigurta, si dhe ruhet konfidencialiteti. Të dhënat nuk do të transferohen tek palët e treta, përveç nëse është e nevojshme për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja. Informacioni juaj përdoret për të përmbushur ekskluzivisht qëllimin për të cilin është mbledhur, në lidhje me faqen e internetit përmes së cilës është mbledhur.
Faqja e internetit e ProCredit Bank përmes së cilës mbledhim informacionin tuaj zakonisht kodohet duke përdorur modulin e enkriptimit të shfletuesit tuaj. Këto faqe janë të certifikuara nga institucione të njohura për teknikë ndërkombëtare të enkriptimit. Për më tepër, ProCredit Bank ka vendosur masa shtesë dhe gjithëpërfshirëse të sigurisë kur të dyja, llogaritë dhe llogaritë e kujdestarisë qasen  nëpërmjet internetit. Firewalls parandalojnë qasjen e paautorizuar. Shtresat e ndryshme të enkriptimit dhe identifikimit mbrojnë informacionin e klientit nga ndërhyrja ose zbulimi tek palët e treta gjatë transferimit të të dhënave.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me faqen e internetit të ProCredit Bank, ju lutemi na kontaktoni në: kos.marketing@procredit-group.com