Aplikacion online për shtyerje të pagesës së kredisë për klientët e afektuar si rezultat i masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19

3/27/2020

Pas situatës së krijuar në vend dhe në botë nga COVID -19 dhe vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës, banka ProCredit ju njofton se ju mund të bëni kërkesë për shtyerjen e pagesave të kredive tuaja aktive në bankën ProCredit përmes aplikimit online.

Pas situatës së krijuar në vend dhe në botë nga COVID -19 dhe vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Shoqatës së Bankave të Kosovës, banka ProCredit ju njofton se ju mund të bëni kërkesë për shtyerjen e pagesave të kredive tuaja aktive në bankën ProCredit përmes aplikimit online në format që gjinden këtu. Për të vazhduar tutje me kërkesën tuaj, aplikimi online me të dhënat e kërkuara është i domosdoshëm.

Stafi i bankës me përkushtim të lartë do të analizojë çdo aplikacion të kredimarrësit  të cilët kanë hasur në vështirësi financiare, respektivisht rënie të nivelit të të hyrave të tyre biznesore apo personale si rezultat i masave të marra për parandalimin e virusit COVID-19  në mënyrë që të ofrojmë mbështetjen tonë maksimale në tejkalim të situatës.

Banka ju njofton që nuk do të aplikojë kamatë ndëshkuese për pagesat e kësteve të shtyera. Pagesa e interesit të rregullt për muajt që kërkoni shtyerje do të ngarkohet në këstin e parë pas përfundimit të periudhës së shtyrjes, ndërsa, pagesa e kryegjesë të kësteve të shtyera do të ngarkohet në këstet e ardhshme të kredisë.

Me anë të këtij aplikimi online ju konfirmoni që jeni i pajtimit të ndryshohet  plani i pagesës së kredisë tuaj, të cilin plan do ta pranoni në postën tuaj elektronike (email).

Shiko pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta KËTU.

Afati i fundit për paraqitje të kërkesës: 30 prill 2020.

Faleminderit!