Banka ProCredit dhe Marigona Hill sh.p.k marrëveshje për financimin të klientëve me normë efektive 3.7%.

10/10/2019

Banka ProCredit dhe Marigona Hill Sh.p.k nënshkruajnë marrëveshje për financimin e klientëve të bankës për blerjën e banesës/shtëpisë në lagjen Marigona Hill me kushte preferenciale;

Banka ProCredit dhe Marigona Hill Sh.p.k nënshkruajnë marrëveshje për financimin e klientëve të bankës për blerjën e banesës/shtëpisë në lagjen Marigona Hill me kushte preferenciale;


Kushtet e financimit

  • Oferta është e vlefshme për klientë të ri dhe ekzistues
  • Banka ProCredit mbështet financimin deri në 80% të çmimit të shitblerjes së patudshmërisë
  • Normë efektive të interesit prej 3,7% , Nuk do të jeni të obliguar të keni grantues
  • Përfitoni limitin shpenzues në Mbitërheqje deri në dyfishin e të ardhurave personale
  • Do të ju caktohet një Këshilltarë personal nga banka
  • Do të njoftoni për vendimi e bankës për financim brenda 5 ditëve të punës, pasi të keni dërguar dokumentacionin e plotë
  • Hipotekë për mbulueshmëri

Për më tepër marrëveshja mundëson realizimin e planit investiv edhe nëse klientët nuk kanë mundësi të ofrojnë hipotekë. Kjo është mundësuar falë gatishmsrisë së partnerit afarist (Marigona Hill) që të ofroj hipotekë të përkohëshme për të siguruar ekspozimet kreditore të klientëve që financohen mbi bazën e kësa marrëveshje.
Hipoteka që ofrohet nga investitori konsiderohet e përkohshme sepse ato do të shërbejnë si hipotekë vetem deri në momentin kur bëhet pranimi teknik i vet patundshmërive të financuara nga Banka. Në momentin që patundshmëritë e financuara nga Banka aftëohen për t’u regjistruar si hipotekë, të njejtat do të regjistrohen si hipotekë e rendit të parë në favor të Bankes, në mënyrë që pastaj të lirohen nga barra e hipotekës pronat e Investitorit (Marigona Hill-it).

Projekti më i ri “Marigona Hill” zë vend në pjesën e Prishtinës së Re, me lokacion pas Pallatit të Drejtësisë, në afërsi të Liqenit të Badovcit dhe njëkohësisht pranë mushkërive të qytetit të Prishtinës, parkut të Gërmisë, me lartësi mbidetare 725 metra.

Marigona dëshmon se mundësitë për ngritjen e nivelit të jetesës nuk njohin kufij dhe nuk janë thjeshtë dëshira, por vendbanime të shndërruara në realitet ose thënë ndryshe në vendbanimin tuaj të ëndrrave.

E shtrirë në 16.2 hektarë, “Marigona Hill” do të ketë:

  • 90 shtëpi
  • 115 tarracierë
  • 315 banesa
  • 100 lokale afariste dhe ambiente biznesi

Koncepti arkitektonik i lagjes

Lagjja do të përbëhet nga:

  • Një shesh publik me “The Ëalking District”
  • Life in Motion, Pool and Spa” hapësirën për aktivitete sportive, kujdes personal dhe pishinë të përbashkët për shfrytëzim nga banorët.
  • Banim me recepsion të centralizuar
  • Restaurante, kafiteri, dyqane për furnizim me ushqim dhe argëtim
  • Ambientet e zyrave
  • Parqe të shumta atraktive të kuruara nga arkitektë Italian që janë specialist të mjedisit
  • Bulevardet e gjera deri në 18 metra, me shtigje të dedikuara për çiklistë, trotuare të gjera të rrethuara nga parqe të shumta, parkingje përgjatë rrugëve, e shumë elemente të tjera
  • Kthim 2.5x në investimin e bërë si rezultat i blerjes së hershme.