Banka ProCredit dhe Priam Village nënshkruajnë marrëveshje për financimin e klientëve për blerjen e shtëpive në lagjen “Priam Village” në Prishtinë me kushte preferenciale.
Kushtet e financimit:
- Oferta është e vlefshme për klientë të ri dhe ekzistues të bankës ProCredit
- Banka ProCredit mbështet financimin deri në 80% të çmimit të shitblerjes së patundshmërisë
- Normë efektive të interesit prej 3.81%
- Hipoteke - prona e cila është subjekt i financimit
- Përfitoni limitin shpenzues në Mbitërheqje deri në dyfishin e të ardhurave tuaja personale
- Do të ju caktohet një Këshilltarë personal nga banka
- Do të njoftoheni për vendimin e bankës për financim brenda 2 ditëve të punës, pasi të keni dërguar dokumentacionin e plotë
Kjo marrëveshje në mes PRIAM Village dhe ProCredit Bank mundëson që lehtësisht të bëheni pronarë të njërës nga pesë tipet e shtëpive me sipërfaqe nga 135m² deri 450m², të shtrira në një hapësirë të përbashkët rekreative prej 4,700m² ku ofrohen të gjitha shërbimet që duhen për jetë të qetë dhe funksionale, dhe ate vetëm 5 kilometra larg zemrës së kryeqytetit.
PRIAM Village sjell standardin e ri të jetesës në komunitet që i ofron secilit banor atë çka nevojitet për një jetë të lumtur dhe të suksesshme. Koncepti u krijua me investitorët ACG dhe bashkëpunëtorët kryesor, Bau Market. Shtëpitë janë në tokë me pronësi të përhershme. Tipet e ndryshme të shtëpive kanë arkitekturë moderne e funksionale dhe sjellin teknologjinë smart home. Lagjja ka stilin e mbyllur të banimit me siguri 24/7, ka shkollën publike ne prage te lagjes, hapësira argëtuese, sportive, restaurante, market e barnatore dhe çdo shërbim tjetër për jetë moderne dhe të rehatshme.