Praktikë për studentë

Apliko për praktikë

Banka ProCredit mirëpret studentët e kualifikuar të aplikojnë për Programin e Praktikës, ku ata mund të fitojnë përvojë të vlefshme praktike në degët tona, qendrat e shërbimit, apo departamentet e Zyrës Qendrore.

Periudhat kur Banka ProCredit  ofron mundësinë e Praktikës janë dy herë në vit:

  • Janar deri në Mars 
  • Qershor deri në Gusht

Aplikantëve të suksesshëm u kërkohet që të punojnë me orar të plotë (40 orë në javë) gjatë kësaj periudhe. Praktikat ofrohen për periudha prej një deri në tre muaj. Meqenëse praktikat janë pjesë e kurrikulës të detyrueshëm në disa universitete, pjesëmarrësit e programit do të paguhen gjatë kësaj periudhe.

Gjatë programit të praktikës në Bankën ProCredit, studentëve u jepet mundësi për të konsoliduar njohuritë e tyre teorike me përvojën praktike, gjatë së cilës njëri nga komponentët kryesorë është formimi i një qëndrimi të fortë profesional. Qëllimi përfundimtar i programit të praktikës është që të ofrojë studentëve kompetent, profesional dhe të dedikuar që janë në fillim të studimeve, mundësi të përfundojmë me sukses praktikën e tyre dhe të fitojnë përvojë praktike të punës.

Programi i Praktikës së ProCredit është një mundësi e mirë për studentët për të marrë njohuri për bankën dhe do të vendosë nëse, pas diplomimit, ata do të dëshironin të marrin pjesë në procesin e përzgjedhjes për ProCredit Onboarding Process, e cila është pika e vetme e qasjes në karrierë me Bankën ProCredit.