Banka ProCredit Kosovë – institucioni i parë në Kosovë që ka arritur Certifikimin e Avancuar EDGE për ndërtesën e Zyrës Qendrore

3/17/2023

Banka ProCredit Kosovë – institucioni i parë në Kosovë që ka arritur Certifikimin e Avancuar EDGE për ndërtesën e Zyrës Qendrore

Banka ProCredit Kosovë, pjesë e grupit ndërkombëtar të bankave ProCredit të orientuara drejt  zhvillimit ka marrë Certifikimin e Avancuar EDGE për ndërtesën e Zyrës Qendrore në Prishtinë. Ky certifikim shënon një arritje domethënëse në rrugëtimin e grupit drejt një të ardhmeje -neto zero- sa i përket karbonit. Kjo sigurisht që është një arritje e rëndësishme për Bankën, pasi që demonstron përkushtimin e saj ndaj përgjegjësisë mjedisore dhe praktikave të qëndrueshme.

Çfarë është Certifikimi EDGE?

EDGE (“Excellence in Design for Greater Efficiencies)–një inovacion i IFC-së, është një platformë e mbështetur në “cloud” që e bën më të lehtë projektimin dhe certifikimin e ndërtesave me zero karbon dhe me efiçiencë në përdorim të resurseve. Për tu kualifikuar për certifikim, ndërtesa duhet të arrijë së paku 20 përqind reduktim në energji, ujë dhe energji në materiale në krahasim me ndërtesat konvencionale.

Arritjet e Bankës ProCredit Kosovë:

Ndërtesa e Zyrës Qëndrore në Kosovë ka arritur Certifikimin e Avancuar EDGE, me 47% përmirësim në kursim të energjisë, 33% në kursim të ujit dhe 70% më pak energji në materiale në krahasim me bazën fillestare lokale. Prandaj, ndërtesa është pajisur me Certifikatën e Avancuar EDGE, që është një certifikatë e njohur ndërkombëtarisht për ndërtesa që përmbushin kritere specifike për energji, ujë dhe efiçiencë në shfrytëzimin e materialeve. Përveç këtyre indikatorëve mbresëlënëse, praktikat e qëndrueshmërisë së ndërtesës kanë rezultuar në kursimin e 294 tonëve të emetimeve të CO2 për vit.

Masat e implementuara:

Disa nga masat që ka implementuar Banka ProCredit Kosovë për të arritur certifikimin janë: Përdorimi i sistemit të ftohjes dhe ndriçimit me efiçiencë të energjisë, izolimi i çatisë dhe mureve të jashtme dhe gjenerimi i energjisë elektrike duke instaluar panele fotovoltaike për vetëkonsum. Po ashtu, Banka Procredit Kosovë ka implementuar një sërë masash për të reduktuar konsumin e ujit në ndërtesë, si çesma dhe tualete me efiçiencë të ujit.

Përkushtimi ndaj qëndrueshmërisë:

Certifikimi i ndërtesës së Zyrës Qendrore të Bankës ProCredit Kosovë me standardin për ndërtesa efiçente EDGE është vetëm një nga shembujt e përkushtimit të bankës ndaj qëndrueshmërisë. Banka jo vetëm ka implementuar masa miqësore ndaj mjedisit në ndërtesat e veta, por edhe është pozicionuar si pioniere e avokimit për financimin e gjelbër në Kosovë. Ajo ofron një shkallë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve financiare të qëndrueshme. Deri në dhjetor 2022, portfolio e gjelbër e Bankës ka arritur në EUR 110 milionë. Portfolio e gjelbër përfshin kredi për projekte që promovojnë qëndrueshmërinë mjedisore, si energjia e ripërtëritshme, si dhe teknologji me efiçiencë të energjisë dhe miqësore ndaj mjedisit. Duke promovuar në mënyrë aktive financimin e qëndrueshëm dhe duke ofruar shërbime financiare të gjelbra, Banka ProCredit Kosovë ka ndihmuar në shmangien e emetimeve të 13,237 tCO2 vetëm nga projektet e financuara gjatë vitit 2022, duke reduktuar kështu ndikimin mjedisor të aktiviteteve ekonomike në vend.

Si grup, ProCredit tashmë ka arritur certifikimin për zyrat qendrore në Maqedoninë e Veriut, Gjeorgji dhe Bullgari, ku zyra në Bullgari është e para ndërtesë në Evropë që ka arritur EDGE Zero Karbon.

Përkushtimi i grupit ProCredit ndaj qëndrueshmërisë është i dukshëm në sistemin gjithëpërfshirës të menaxhimit mjedisor, që adreson ndikimet mjedisore të grupit si ato të brendshme ose ndikimin direkt në mjedis gjithashtu edhe ato të jashtme apo jodirekte. Portfolio e gjelbër e grupit tashmë e ka tejkaluar vlerën EUR 1.2 miliardë, duke përfaqësuar 19.7% të portlios totale të kredive deri në fund të shtatorit 2022.

Rritja globale e tregut për financën e gjelbër:

Rritja eksponenciale e tregut global të industrisë së financimit të gjelbër nga USD 5.2 miliardë në vitin 2012 në 504.5 miliardë deri në vitin 2021 është dëshmi e rritjes së kërkesës globale për financim të qëndrueshëm. Banka ProCredit Kosovë është e përkushtuar që ta ruajë rolin e vet udhëheqës në financimin e gjelbër në vend.


Rreth Autorit: Eleni Polychroniadou

Eleni Polychroniadou është bashkëthemeluese dhe drejtoreshë tregtare në Sintali, një kompani që përcakton dhe verifikon ndikimin mjedisor të vendimeve dhe ndihmon organizatat të hartojnë rrugën drejt -neto zero- sa i përket karbonit. Sintali bashkëpunon me SGS për të vepruar si një partner global certifikimi për programin EDGE të ndërtimit të gjelbër të IFC.