Bonot e Diasporës

7/15/2021

Banka ProCredit ju ofron klientëve të saj privatë mundësinë e investimit në tregun primar të letrave me vlerë të emetuara nga Qeveria e Kosovës përmes programit të shitjes me pakicë – Bono të Diasporës.
Bonot e Diasporës janë letra me vlerë që emetohen dhe garantohen 100% nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Për më shumë informata, ju lutem klikoni këtu.

Instrumentet që do të emetohen janë:

Afati i maturimit Norma e interesit  Norma efektive*
3 vite  1.20% 1.13%
5 vite  2.20% 2.16%

* Shembull: nëse investoni 100,000 EUR:

  •  Në obligacion me afat 3 vite deri në fund të maturitetit fitoni 3,400 EUR, norma efektive 1.13%.
  •  Në obligacion me afat 5 vite deri në fund të maturitetit fitoni 10,800 EUR, norma efektive 2.16%.

Fitimi nga ky investim është i liruar nga tatimi.

Tarifa e ekzekutimit të investimit është 0.20% e vlerës së investimit, minimum 30 EUR.

Mundësia e investimit përmes bankës ProCredit:

  • Ju duhet të jeni klient i bankës ProCredit. Nëse nuk keni llogari me bankën ProCredit apliko online këtu.
  • Për tu regjistruar për aplikim në ankandet e hapura të letrave me vlerë të Qeverisë së Kosovës, ju lutem paraqitni interesimin tuaj përmes linkut më poshtë, dhe banka do të ju kontaktoj. 

Na kontakto 

Afati i aplikimit është nga 21 Korrik deri me 18 Gusht 2021 ora 09:00

Për informata më të detajuara sa i përket shërbimeve të Letra me Vlerë Qeveritare përmes bankës ProCredit, ju lutem na kontaktoni drejtpërdrejt në numrin e telefonit: + 381 (0) 38 555 777 ext. 55038.