Grupi ProCredit: përmirësime të konsiderueshme të rezultateve për gjysmën e parë të vitit 2021 me rritje të fuqishme në vazhdimësi 

8/16/2021

Grupi ProCredit: përmirësime të konsiderueshme të rezultateve për gjysmën e parë të vitit 2021 me rritje të fuqishme në vazhdimësi 

  • Rritje e kredive të klientëve me 7.7% dhe e depozitave të klientëve me 2.5%
  • Rritje e fitimit pas tatimit me 68%; rezultat i konsoliduar prej EUR 36.4 milionë që përfaqëson kthim në ekuitet prej 9.1%
  • Ulje e shpenzimeve të provizioneve që çon në koston vjetore të rrezikut prej 10 pikësh bazë, me përmirësim të cilësisë së portfolit
  • Rritje e rezultateve të të ardhurave nga interesi neto që rezulton në përmirësim të konsiderueshëm të raportit kosto-të ardhura në 64.4% 
  • Sikurse është komunikuar në korrik, Bordi Menaxhues e ka rritur parashikimin për kthimin në ekuitet për vitin 2021 në 8.0% - 9.5%
  •  Më 12 tetor 2021 do të mbahet virtualisht për herë të parë Dita e Tregjeve të Kapitalit

Frankfurt am Main, 12 gusht 2021 – Grupi ProCredit, që është kryesisht aktiv në Evropën Jugore dhe Evropën Lindore, raporton rezultate të fuqishme për gjysmën e parë të vitit 2021. Portfolio e kredive të klientëve u rrit me EUR 402 milionë ose 7.7%, duke pasqyruar edhe njëherë ritmet e fuqishme të rritjes që u vërejtën në periudhat paraprake (GJ1 2020: EUR +255 milionë ose 5.3%). Rezultati i konsoliduar u rrit me 68% në EUR 36.4 milionë (GJ1 2020: EUR 21.7 milionë), duke përfaqësuar një kthim konsiderueshëm të përmirësuar të ekuitetit prej 9.1% (GJ1 2020: 5.5%). Në bazë të rezultateve të fuqishme financiare për gjysmën e parë të vitit, më 23 korrik 2021 Bordi Menaxhues e rriti parashikimin për kthimin në ekuitete për vitin financiar 2021 në 8.0% - 9.5% (më parë ishte 6.0% - 7.5%).

Menaxhmenti i ProCredit-it i sheh pozitive rezultatet e gjysëmvjetorit dhe perspektivën e grupit: “Ne jemi të kënaqur me këto rezultate të cilat na tregojnë se sa mirë ia kanë dalë kolegët tanë që ta shtyjnë përpara strategjinë tonë të punës edhe në kushte shumë të vështira të tregut. Pikat tona kyçe të fuqisë vazhdojnë të jenë tek marrëdhëniet e ngushta që kultivojmë me klientët e përzgjedhur me kujdes, tek aftësia jonë për ta menaxhuar rrezikun dhe tek proceset tona tejet të digjitalizuara të punës. Teksa po dalin nga pandemia e COVID-19, klientët tanë NMV, të cilët janë shumë të rëndësishëm për rimëkëmbjen e qëndrueshme ekonomike, shohin të ardhmen me besim të shtuar. Ne besojmë se bankat e ProCredit-it luajnë rol qendror për të mundësuar vazhdimësinë e suksesit të këtyre klientëve. Si të tillë, jemi të fuqishëm në besimin tonë se qasja jonë e qëndrueshme dhe jo qasja e bazuar në kredi agresive konsumuese që aktualisht dominon në tregjet tona, është mënyra e duhur për të sjellë ndikim kuptimplotë në ekonomitë dhe shoqëritë në zhvillim, duke gjeneruar ndërkohë kthime të qëndrueshme për grupin ProCredit”.

Rritja e portfolios së grupit ProCredit prej EUR 402 milionë ose 7.7% ka tejkaluar dukshëm shifrat veçse të mira të rritjes nga viti paraprak (GJ1 2020: EUR +255 milionë ose 5.3%). Të gjitha bankat ProCredit kanë regjistruar ritme të mira të rritjes me së paku 4.5%. Që nga 30 qershori 2021, portfolio e kredive të gjelbra arriti në EUR 1.1 miliardë (31 dhjeto 2020: EUR 1.0 miliard), që përfaqëson 19.1% të totalit të portfolios. Financimi në segmentin e energjisë së ripërtëritshme vazhdoi të zhvillohet posaçërisht mirë. 

Edhe depozitat e klientëve treguan rritje të mirë në gjysmën e parë të vitit 2021. Rritja e depozitave prej EUR 123 milionë ose 2.5% ishte rreth nivelit të regjistruar në periudhën paraprake (GJ1 2020: EUR +113 milionë, +2.6%). Rritja në depozita ishte kryesisht në fushën e depozitave pa afat dhe depozitave të kursimit dhe mund t’i atribuohen në veçanti punës sonë për bankim direkt me klientë privatë.

Kostoja e ulët e riskut dhe rritja e të hyrave nxisin përmirësime të rezultateve 
Fitimi pas tatimit për EUR 36.4 milionë përfaqëson kthim në ekuitet prej 9.1%, një përmirësim i dukshëm përgjatë vitit të kaluar (GJ1 2020: EUR 21.7 milionë ose 5.5%). Rritja prej 68% në rezultat ishte, nga njëra anë, për shkak të kostos më të ulët të riskut dhe nga ana tjetër, prej rritjes prej EUR 5.0 milionë në të ardhurat operacionale. Baza e kostos edhe njëherë ishte mjaft e qëndrueshme, duke përmirësuar më tej raportin kosto-të ardhura në 64.4% (GJ1 2020: 66.5%). 

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2021 cilësia e portfolios u përmirësua në krahasim me fundin e vitit 2020. Që nga 30 qershori 2021, pjesa e kredive të këqija  është ulur në 2.5% (31 dhjetor 2020: 2.6%); pjesa e kredive në Fazën 2 është ulur me 0.5 pikë të përqindjes deri në 4.4%. Gjithashtu, ripagesat nga kreditë e fshira u rritën në krahasim me vitin e kaluar. Këto zhvillime pozitive mbështetën një ulje të konsiderueshme të shpenzimeve të lejuara të humbjes me EUR 13.0 milionë në EUR 2.7 milionë në krahasim me të njëjtën periudhë nga viti paraprak (GJ1 2020: EUR 15.7 milionë). Kostoja vjetore e riskut ishte 10 pikë bazë (GJ1 2020: 64 pikë bazë).

Të ardhurat neto nga interesi ishin në EUR 103.2 milionë, pra mbi shifrën e GJ1 2020 prej EUR 99.9 milionë, kryesisht për shkak të rritjes së fuqishme të biznesit dhe margjinave stabilizuese në të gjitha bankat e grupit ProCredit. Margjina neto e interesit është ulur pak nga viti i kaluar me 0.1 pikë përqindjeje në 2.8%, por u rrit me 0.2 pikë përqindjeje nga tremujori i parë i vitit 2021. Rritja e interesit neto të margjinës në tremujorin e dytë të vitit 2021 mbështeti një rritje të konsiderueshme në të ardhurat neto nga interesi prej EUR 4.milionë ose 8.5% në krahasim me tremujorin e parë. Me EUR 24.1 milionë, tarifat neto dhe të ardhurat nga komisioni ishin mbi nivelin e regjistruar në vitin paraprak (GJ1 2020: EUR 22.6 milionë).

Potenciali për rritje i aktivitetit të grupit ProCredit theksohet më tej edhe nga struktura e qëndrueshme e kostos bashkë me rritjen e qëndrueshme të punës. Shpenzimet e personelit dhe ato administrative u rritën vetëm pak me EUR 0.5 milionë në EUR 83.3 milion në gjysmën e parë të vitit. Kostot e personelit u rritën me 2.2%, ndërsa shpenzimet administrative u ulën disi. 

Bordi Menaxhues e rrit parashikimin për kthimin në ekuitete 

Sikurse është thënë tashmë, në bazë të zhvillimeve pozitive në gjysmën e parë të vitit dhe me pritshmëritë ende të kujdesshme, por gjithnjë e më shumë optimiste për gjysmën e dytë të vitit 2021, Bordi Menaxhues e ka rritur pritshmërinë për fitime për vitin financiar 2021 më 23 korrik 2021. Kthim më i lartë në ekuitete ndërmjet 8% dhe 9.5% (më parë ishte 6.0% - 7.5%) pritet për vitin financiar 2021, me kosto dukshëm të ulur të riskut në krahasim me vitin financiar 2020 dhe me raport kosto-të ardhura prej përafërsisht 65%. Raporti kosto-të ardhura kështu do të jetë në pikën më të ulët të linjës së parashikimit 65% - 68% për vitin 2021 në Raportin Vjetor 2020. Rritja në portfolion e kredive për klientë pritet ende të jetë rreth 10%. Kjo nuk merr parasysh efektet e konsiderueshme të valutës.


Kapitalizimi mbetet i pranueshëm 

Raporti i kapitalit të Niveli të Ekuitetit të Zakonshëm 1 (CET1 i ngarkuar tërësisht) deri më 30 qershor 2021 ishte 13.7%, pra mbi nivelin e fundit të vitit 2020 (31 dhjetor 2020: 13.3%). Rezultati i konsoliduar për gjysmën e dytë të vitit 2020 është regjistruar në kapitalin e Nivelit 1; mirëpo rezultati nga gjysma e parë e vitit 2021 ende nuk është regjistruar. Rezultati nga gjysma e parë e vitit 2021 do të pranohet në kapitalin e Nivelit 1 deri në tremujorin e tretë të vitit 2021. Raporti prej 9.3% është mjaft mbi mesataren e sektorit bankar.

Dividendi i pagesës prej EUR 0.35 për çdo aksion ose EUR 20.6 milionë që synohet për tremujorin e katërt është zbritur tërësisht nga kapitali i Nivelit 1.

Për shkak të rezultateve të përmirësuara financiare, Bordi Menaxhues e ka rritur parashikimin për raportin e kapitalit të Nivelit të Ekuitetit të Zakonshëm 1 (CET1 i ngarkuar tërësisht). Kështu, tani pritet që niveli ta tejkalojë 13% deri në fund të vitit financiar 2021 (më parë ka qenë rreth 13%).

Dita virtuale e Tregjeve Kapitale për grupin më 12 tetor 2021

Dita e parë e Tregjeve Kapitale për grupin ProCredit do të mbahet më 12 tetor 2021 në orën 14:00 CEST. Ngjarja do të zhvillohet në mënyrë virtuale dhe ka për qëllim që analistëve dhe investitorëve të interesuar t’u japë njohuri të thelluara për modelin e biznesit të grupit ProCredit. Informatat e hollësishme për Ditën e Tregjeve Kapitale 2021 do të vihen në dispozicion në uebfaqen e ProCredit Holding në seksionin e Marrëdhënieve me Investitorë gjatë javëve në vijim.

Raporti i grupit menaxhues të përkohshëm të Grupit ProCredit për GJ1 2021 është në dispozicion që sot në uebfaqen e ProCredit Holding nën seksionin e Marrëdhënieve me Investitorë në https://www.procredit-holding.com/en/investor-relations/reports-publications/financial-reports/


Kontakti: 
Andrea Kaufmann, Zyra e Komunikimit tw Grupit, ProCredit Holding, Tel.: +49 69 951 437 138, 
E-mail: Andrea.Kaufmann@procredit-group.com 

Rreth ProCredit Holding AG & Co. KGaA
ProCredit Holding AG & Co. KGaA, me zyrë në Frankfurt am Main, Gjermani, është kompania mëmë e grupit ProCredit që është i orientuar nga zhvillimi dhe përbëhet nga banka komerciale për ndërmarrje të vogla dhe mesme (NMV). Përveç fokusit operacional tek Evropa Jugore dhe Evropa Lindore, grupi ProCredit është aktiv edhe në Amerikën e Jugut dhe në Gjermani. Aksionet e kompanisë tregtohen në segmentin Prime Standard të Bursës së Frankfurtit. Aksionerët institucionalë të ProCredit Holding AG & Co. KGaA përfshijnë investitorët strategjikë Zeitinger Invest dhe ProCredit Staff Invest (mjeti investues për personelin e ProCredit-it), entitetin holandez DOEN Participaties BV, Bankën për Zhvillim KfW dhe IFC (pjesë e Grupit të Bankës Botërore). Si kompania më e vlerësuar e grupit sipas Ligjit për Banka të Gjermanisë, ProCredit Holding AG & Co. KGaA mbikëqyret në nivel të konsoliduar nga Autoriteti Federal i Mbikëqyrjes Financiare të Gjermanisë (Bundesanstalt für Finanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe Bundesbank e Gjermanisë. Për më shumë informacion, vizitoni www.procredit-holding.com.

Deklaratat për të ardhmen 
Kjo komunikatë për media përmban deklarata që kanë të bëjnë me zhvillimin e aktivitetit tonë në të ardhmen dhe për performancën financiare, si dhe deklarata që kanë të bëjnë me veprimet ose zhvillimet e ardhshme që ndikojnë tek ProCredit Holding dhe mund të përbëjnë deklarata për të ardhmen. Këto deklarata bazohen tek menaxhimi i pritshmërive aktuale dhe supozimeve specifike të ProCredit Holding, shumë prej të cilave janë përtej kontrollit të ProCredit Holding. Prandaj, ato i nënshtrohen një sërë rreziqesh, pasigurive dhe faktorëve. Nëse një apo më shumë nga këto rreziqe ose pasiguri materializohet, apo nëse pritshmëritë apo supozimet në bazë të tyre nuk janë të sakta, atëherë rezultatet aktuale, performanca dhe arritjet (negative dhe pozitive) të ProCredit Holding mund të dallojnë dukshëm nga ato që janë shprehur apo nënkuptuar në deklaratat për të ardhmen. ProCredit Holding nuk merr përsipër asnjë detyrim për t’i azhurnuar këto deklarata për të ardhmen apo për t’i korigjuar ato në rast të shmangieve nga zhvillimet e pritshme.