Krijimi i urdhërpagesave mujore periodike përmes e-Banking

5/21/2018

Banka ProCredit njofton klientët e saj se tani e tutje mund të krijohen urdhërpagesa mujore periodike përmes platformës e-Banking dhe për më tepër mund të bëhet modifikimi apo edhe anulimi i urdhërpagesave po ashtu përmes e-Banking.

Urdhërpagesat periodike janë pagesa apo transferta të vazhdueshme mujore për të cilat krijimi i shërbimit bëhet vetëm një herë dhe paratë kalojnë në mënyrë automatike çdo muaj në atë llogari që klientët përcaktojnë si përfitues të parave.

Gjatë krijimit të urdhërpagesave periodike mujore, klientëve ju ofrohet mundësi të caktohet periudha deri kur ata dëshirojnë të shfrytëzojnë këtë shërbim, nëse nuk vendoset ndonjë datë e fundit atëherë banka do të debiton llogarinë përfituese në baza mujore derisa ju ta ndërpreni të njëjtën në opsionin përkatës në e-Banking.

Për më shumë info, ju lutem shfletoni udhëzuesin.