ProCredit Holding, kompania prind e ProCredit Bank Sh.a , publikoi raportin gjithëpërfshirës të Ndikimit të Grupit për vitin 2017

4/17/2018

Prishtinë, 17 prill 2018 - Raporti i Ndikimit të Grupit për vitin 2017 ofron të dhëna mbi ndikimin social, ekonomik dhe ekologjik të operacioneve të biznesit të grupit ProCredit. Të udhëhequr nga kompania prind ProCredit Holding AG & Co. KGaA (ProCredit Holding) me seli në Frankfurt, grupi ProCredit përbëhet nga bankat të fokusuara në mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme (NVM-të). Fokusi i operimit është në Evropën Jug-Lindore dhe Lindore, mirëpo grupi është aktiv edhe në Amerikën Jugore dhe në Gjermani.

Borislav Kostadinov, anëtar i Bordit menaxhues të ProCredit Holding deklaroi: “Jemi krenar në përkushtimin dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm për të bërë një ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm në vendet në të cilat operojmë. Së fundmi, bashkë me pasqyrat financiare për vitin 2017, ne e kemi publikuar edhe Raportin vjetor të Ndikimit të grupit, i cili është në linjë me standardet e raportimit të GRI-së. Ky Raport vë dritë në ndikimin e rëndësishëm që kemi pasur me anë të modelit tonë të biznesit, qasjes tonë në marrëdhëniet me klientë dhe staf.”

Z.Ilir Aliu, drejtor i përgjithëshëm i ProCredit Bank Sh.A , e mirëpriti mundësinë e të pasurit një raport gjithëpërfshirës dhe shtoi “Si një partner i besueshëm i bizneseve në Kosovë, banka jonë vazhdon edhe më tej të kontribuojë në integrimin dhe zhvillimin e balancuar ekonomik dhe shoqëror. Sektorët e prodhimit, veçanërisht prodhimet vendore, dhe NVM-të që investojnë në projekte ekologjikisht miqësore janë në  fokus të veçantë të bankës tonë. Klientët tanë të biznesit karakterizohen nga një model biznesi i qëndrueshëm dhe me nevoja për shërbime bankare moderne, që janë të qasshme gjatë 24 orëve në ditë 7 ditë në javë.  Për më tepër, vlen të theksohet se banka  ProCredit i kushton një theks të veçantë edhe mbrojtjes së mjedisit dhe rritjes së ndërgjegjësimit për këto çështje” deklaroi Ilir. I. Aliu.

Gjeni Raportin e Ndikimit në ueb faqe të ProCredit Holding, këtu.

Kontakti:

Albena Carkaxhiu, ProCredit Bank Sh.a

Tel: +381 38 555 777 55125, Email: azuzaku@procreditbank-kos.com

Andrea Kaufmann, Group Communications, ProCredit Holding

Tel.: +49 69 951 437 138, e-mail: Andrea.Kaufmann@procredit-group.com

 

Për ProCredit Holding AG & Co. KGaA

ProCredit Holding AG & Co. KGaA, me seli në Frankfurt am Main, Gjermani, është kompania prind e grupit të orientuar drejt zhvillimit, që përbëhet nga bankat për biznese të vogla dhe të mesme(SMEs), fokusi operacional i të cilit është në Evropën Jug-Lindore dhe Lindore. Gjithashtu grupi ProCredit është aktiv edhe në Amerikën Jugore dhe Gjermani. Aksionet e kompanisë tregtohen në nënsegmentin "Prime Standard" në Bursën e Frankfurtit. Aksionarët kyç të ProCredit Holding AG & Co. KGaA përfshijnë investitorët Zeitinger Invest dhe  ProCredit Staff Invest (që përbëhet nga mjetet e investuara nga stafi i ProCreditit), the Dutch DOEN Participaties, KfË Banka për zhvillim dhe IFC( pjesë e grupit të Bankës Botërore). Si kompani mbizotëruese e grupit sipas Aktit të Bankimit Gjerman, ProCredit Holding AG & Co. KGaA mbikëqyret në një nivel të konsoliduar nga Autoriteti Mbikëqyrës Financiar Gjerman (Bundesanstalt für Finanzdienstleistungsaufsicht, BaFin) dhe German Bundesbank. Mund të gjeni më shumë informata në ueb-faqen e kompanisë www.procredit-holding.com.