ProCredit lanson platformën elektronike për menaxhim të statusit të kartelave

12/13/2018

Banka ProCredit njofton se tash e tutje klientët privatë do të kenë mundësi të menaxhojnë statusin e kartelave të tyre 24/7, pra bllokimin ( përkohshëm) dhe zhbllokim e kartelave përmes sistemit elektronik të qendrës së thirrjeve IVR ( Interactive voice response).

Bllokimi i përkohshëm/zhbllokimi i kartelave do të mundësohet vetëm për kartelat e lëshuara për klientët privatë (përfshirë pensionerët) siç janë: Debit MasterCard, VISA Electron, Trusti Kartela e pensionerëve, MasterCard dhe VISA Classic.

Për të shfrytëzuar këtë shërbim, çdo klient pasi të ketë telefonuar në qendrën kontaktit duhet të ndjek udhëzimet automatike që përcillen përmes telefonit, duke ju kërkuar identifikimi i klientit si dhe përzgjedhjen e kartelave të klientit për bllokim/zhbllokim.