3-D Secure

3-D Secure (Three Domain Secure)është program/standard global i zhvilluar për të kryer transaksione të sigurta në internet.

Programi është i zhvilluar në mënyrë që secili kartelë mbajtës të jetë në gjendje t’ia vërtetojë origjinalitetin e tij/saj bankës lëshuese të kartelës, gjatë një transaksioni për blerje online. Sistemet ndërkombëtare të pagesave MasterCard dhe Visa International kanë zhvilluar sistemet e tyre të sigurta për blerje online duke u bazuar në modelet 3-D Secure.

MasterCard Secure Code dhe
Verified by Visa

Përparësitë e programit 3-D Secure janë:

  • Kontrollim i përdorimit të paautorizuar të kartelës
  • Përdorim pa pasur nevojë për ndonjë aplikacion ose pajisje të specializuar për kartelë mbajtësin
  • Rritja e besimit të klientëve rreth blerjeve në internet për shkak të transmetimit të sigurt të informatave të pagesave dhe mundësia e pjesëmarrjes së klientit në transaksionet e blerjeve
  • Mbrojtje e zgjeruar nga rreziqet e abuzimit që ndodhin kur individë të tjerë përdorin kartelën e dikujt në internet
  • Kartelë mbajtësi është i vetmi person që ka qasje në iPIN personal (internet PIN) për blerje online.

Si funksionon programi 3-D Secure:

  • Zgjedhni produktin ose shërbimin që dëshironi të bleni dhe shkoni në faqen (link) për blerje.

  • Jepni të dhënat e kërkuara (përfshirë edhe numrin e kartelës) dhe pasi të keni shtypur butonin për konfirmim të blerjes “dyqani në internet” (Internet shop) duhet automatikisht t’ju lidhë me bankën me qëllim të verifikimit nëse kartela është aktivizuar për përdorimin e shërbimit 3-D Secure.

  • Nëse shërbimi është aktivizuar, një dritare me të dhënat bazike do të shfaqet në ekranin tuaj, ku kërkohen të dhëna për identifikim dhe iPIN-i ose fjalëkalimi juaj.

  • Ju duhet të verifikoni nëse të dhënat e shfaqura në ekran janë valide (shuma e transaksionit, 4 numrat e fundit të kartelës dhe mesazhet personale).

  • Shtypni iPIN-in tuaj ose fjalëkalimin, dhe konfirmoni blerjen.

  • Nëse iPIN-i ose fjalëkalimi është i saktë, banka duhet t’ia konfirmojë identitetin tuaj tregtarit.
    Tregtari ia bën një kërkesë bankës rreth fondeve të disponueshme në llogarinë tuaj dhe validitetin e statusit të kartelës.

  • Banka e aprovon transaksionin.