3D Secure

3D Secure Dynamic (Three Domain Secure) është program/standard global i zhvilluar për të kryer transaksione të sigurta në internet.

Programi është i zhvilluar në mënyrë që secili kartelë mbajtës të jetë në gjendje t’ia vërtetojë origjinalitetin e tij/saj bankës lëshuese të kartelës, gjatë një transaksioni për blerje online. Sistemet ndërkombëtare të pagesave MasterCard dhe Visa International kanë zhvilluar sistemet e tyre të sigurta për blerje online duke u bazuar në modelet 3-D Secure.

MasterCard Secure Code dhe Verified by Visa

Zakonisht në këto faqe të internetit duhet të figurojnë llogot për të dy platformat:

 

Gjithsesi ju lutem keni parasysh se autentikimi i pagesës me 3D Secure varet nga faqja e biznesit në internet ku klienti dëshiron të bëjë pagesën. Ne rast se biznesi/merchanti në internet përkrah një opsion të tillë, atëherë nga klienti  automatikisht do të kërkohet autentikimi përmes platformës 3D Secure.

Përparësitë e programit 3D Secure Dynamic janë:

  • Kontrollim i përdorimit të paautorizuar të kartelës
  • Përdorim pa pasur nevojë për ndonjë aplikacion ose pajisje të specializuar për kartelë mbajtësin
  • Rritja e besimit të klientëve rreth blerjeve në internet për shkak të transmetimit të sigurt të informatave të pagesave dhe mundësia e pjesëmarrjes së klientit në transaksionet e blerjeve
  • Mbrojtje e zgjeruar nga rreziqet e abuzimit që ndodhin kur individë të tjerë përdorin kartelën e dikujt në internet

 

Si funksionon programi 3D Secure Dynamic:

  • Zgjidhni produktin ose shërbimin që dëshironi të blini dhe shkoni në faqen (link) për blerje.
  • Jepni të dhënat e kërkuara (përfshirë edhe numrin e kartelës) dhe pasi të keni shtypur butonin për konfirmim të blerjes “dyqani në internet” (Internet shop) ju do të pranoni kodin 6 shifror përmes sms në numrin tuaj mobil të telefonit të regjistruar në bankë.
  • Ky hap shtesë paraqet një faqe të veçantë ku do kërkohet që ju të përshkruani 3D Secure kodin të pranuar me SMS.
  • Pas vendosjes së këtij kodi nga ana juaj  i njëjti do të verifikohet në sistemet e autorizimit dhe varësisht nga rezultati, transaksioni do aprovohet/refuzohet.
  • Për shkaqe sigurie kodi do të jete i vlefshëm vetëm për 3 minuta dhe pas këtij intervali kohorë ky kod do të skadojë. Për të ri-iniciuar pranimin e kodit të ri, ju do të duhet të shtypni opsionin Kërko kod të ri/ridërgo apo duke ri-iniciuar transaksionin nga fillimi.
  • Tregtari ia bën një kërkesë bankës rreth fondeve të disponueshme në llogarinë tuaj dhe validitetin e statusit të kartelës.
  • Banka e aprovon transaksionin.