Akademia Regjionale ProCredit, Veles, Maqedoni

Akademia Rajonale ProCredit ofron një program dymbëdhjetë javor për menaxhmentin e mesëm dhe të ulët nga ana e bankave të grupit në Evropën Lindore dhe në Afrikë, ndërsa kolegët nga Amerika Latine ndjekin trajnimet në Kolumbi. Kurset janë të dizajnuara për të rritur njohuritë teknike të pjesëmarrësve në fusha të ndryshme të aktiviteteve bankare, duke zhvilluar njëkohësisht aftësitë e tyre manaxheriale dhe të komunikimit si dhe duke i përfshirë në një dialog intensiv mbi vlerat dhe etikën e biznesit.

Planprogrami mësimor mbulon tema të zgjedhura nga fusha të ndryshme duke përfshirë menaxhim, me një fokus në njerëz dhe procese, si dhe bankat dhe financat dhe shkencat humane.

Për më shumë informata për Akademinë rajonale ju lutem klikoni këtu.