Akademia e Menaxhmentit të ProCredit, Fürth, Gjermani
(The ProCredit Management Academy)

Akademia e Menaxhmentit të ProCredit, ofron një program tre-vjeçar me gjysmë orari, për zhvillimin profesional për menaxhmentin e mesëm dhe të lartë. Kurset në këtë akademi japin jo vetëm trajnime të avancuara në aspektet teknike të proceseve dhe procedurave bankare dhe në aftësitë thelbësore të komunikimit, por gjithashtu kërkojnë që pjesëmarrësit të thellojnë të kuptuarit e dimensioneve sociale të historisë dhe ekonomisë, duke theksuar ndërthurjen e vlerave dhe parimeve tona.

Pasi që pjesëmarrësit janë punonjës nga të gjitha institucionet ProCredit në mbarë botën, studentët kanë mundësi unike për të mësuar dhe për t’u zhvilluar, edhe si profesionistë bankarë dhe si individë, në grupe të përbëra nga njerëz nga kultura shumë të ndryshme.

 

Për më shumë informata për Akademinë, ju lutem shkarkoni këtu