Aktivizimi i kartelës dhe Pinit

Banka ProCredit ju njofton se tani dorëzimin e kartelave përmes postës së Kosovës. Të gjitha kartelat dërgohen përmes postës dhe nuk dorëzohen direkt nga degët dhe pikat e shërbimit të bankës ProCredit. Kartela do t’i dorëzohet përdoruesit vetëm pas identifikimit dhe nënshkrimit nga ana e tij. Në rast se klientët nuk do të jenë të pranishëm edhe pas tre tentativave të postës për ta dorëzuar atë, atëherë ju do të mund ta merrni atë në Zyrën më të afërt postare me adresën tuaj.

Pyetje dhe përgjigje mbi procesin e pranimit dhe aktivizimit të kartelës:

Si të aktivizoj kartelën?
Hapi 1:
Shëno në SMS katër (4) numrat e fundit të kartelës që keni pranuar

Hapi 2:
Dërgo atë në 50334 nga numri i telefonit i cili është i regjistruar në bankë

Hapi 3:
Pastaj, ju do të pranoni një SMS nga banka me PIN-in e kartelës

Pas këtij hapi, pra, pranimit të PIN përmes SMS-it, kartela juaj do të jetë aktive dhe nga ai moment mund të përdorët për tërheqje apo blerje në Kosovë, jasht saj apo internet. Për arsye të sigurisë, banka ju udhëzon të mos e ruani SMS-in me PIN tuaj të kartelës. PIN-in mund ta ndërroni herën e parë falas në cilindo bankomat të Bankës ProCredit.

A duhet të paguaj për postën kur të më mbërrin kartela?
Jo, shërbimi për ju është falas dhe Banka ProCredit merr përsipër të gjitha shpenzimet e postës.

Në çfarë adrese më vjen kartela?
Kartelat dërgohet në adresën e klientit të regjistruar në bankën ProCredit. Në rast se keni ndërruar adresë ndërkohë, ju lutem paraqituni në degën më të afërt për përditësimin e të dhënave.

A mundem me marr kartelën në bankë edhe jo përmes postës?
Përmes Postes është mënyra e vetme per te pranuar kartelën e bankës.

A mundem të aktivizoj kartelën dhe PIN-in nëse gjendem jashtë shtetit?
Aktivizimi i kartelës dhe PIN-in mund të behet vetëm përmes operatorëve mobil të Kosovës.

Në rast se nuk jam në shtëpi për t’a pranuar kartelën, ku mund ta marr atë?
Do të ketë 3 tentime për t’iu dorëzuar kartelën, po ashtu do të kontaktoheni edhe përmes telefonit mobil, gjithashtu ju do të pranoni edhe numrin e rekomandës të cilën mund ta shfrytëzoni për ta gjurmuar vendodhjen e kartelës tuaj përmes portalit të postës. Kartelën do të mund ta merrni në Zyrën Postare pas dakordimit me postierin.