Letër kredia

Letër kredia  është një zotim, të cilin zakonisht e merr përsipër ProCredit Bank me kërkesën e njërit nga klientët e saj për t'i paguar një përfituesi të emëruar një shumë të specifikuar të hollash.
Letër kredia  është instrumenti më i sigurt në tregjet ndërkombëtare të pagesave që mbron importuesit (shitësit) , e po ashtu edhe eksportuesit (blerësit).

Si përfitoni nga letër kredia nëse merreni me import?

Nëse merreni me import, atëherë me letër kredinë nga ProCredit Bank ju evitoni çdo lloj rreziku të mundshëm në lidhje me mospërmbushjen e obligimeve të distribuimit nga ana e shitësit.
Partneri i biznesit nga i cili ju keni porositur mallrat duhet t’i përmbushë të gjitha kushtet e specifikuara në letër kredi në mënyrë që ai ta pranojë pagesën.

Në këtë letër kredi, ju dhe partneri juaj mund të specifikoni detaje si:

  • Data e fundit kur  mund të transportohen mallrat
  • Sasinë e mallit
  • Cilësinë dhe specifika të tjera të mallit

Në këtë mënyrë ju siguroheni se mallin e porositur mund ta pranoni sipas kërkesave tuaja.

Si përfitoni nga letër kredia nëse merreni me eksport?

Po ashtu nëse merreni me eksport, mund të shfrytëzoni letër kredinë për ta evituar rrezikun e mospagesës për shërbimet e ofruara.
Pra, ju nuk do të shqetësoheni për gjendjen financiare të partnerit (blerësit tuaj), pasi që banka e realizon këtë pagesë, pavarësisht nga gjendja e partnerit tuaj.
Në cilin rast ProCredit Bank ia bën pagesën përfituesit të emëruar në letër kredi?

Vetëm atëherë kur përfituesi prezanton dokumentet në pajtim me kushtet dhe rregullat e  specifikuara në letër kredi, siç është përshkruar në kontratën e shitjeve.

Llojet e letër kredisë që ofrojmë janë:

  • Letër kredia  e parevokueshëm - nënkupton që kredia nuk mund të ndryshohet, apo anulohet, pa marrëveshjen e të gjitha palëve (përfituesit, aplikuesit dhe bankës).
  • Letër kredia  e miratuar Standby (gati) - vepron si garanci bankare nga banka emetuese te përfituesi i jashtëm ndaj mospërmbushjes së obligimit nga klienti (aplikanti).
  • Letër kredia  për eksport - paraqet garanci për eksportuesin, i cili do të paguhet pas dorëzimit të mallrave dhe shërbimeve sipas kërkesës/vendimit në kontratën e shitjes.
  • Letër kredi e pagueshme me prezentim të dokumenteve do të thotë që importuesi i mallrave duhet të paguajë vlerën e cekur në dokumente me rastin e prezantimit të dokumenteve në bankën e tij (bankën emetuese të letër kredisë) nëse dokumentet janë në përputhshmëri me kushtet e letër kredisë.
  • Letër kredia  e pagueshme në të shtyrë do të thotë që importuesi i mallrave duhet të paguajë vlerën e cekur në dokumente në ditën siç është përcaktuar në kushtet e letër kredisë së lëshuar.
  • Letër kredi e pakonfirmuar –  lëshohet, udhëhiqet dhe punohet drejtpërdrejt nga banka e importuesit.
  • Letër kredia  e konfirmuar - lëshohet, udhëhiqet dhe punohet nga një bankë tjetër e cila përfshihet në këtë lloj të letër kredisë në bazë të marrëveshjes apo kërkesave që kanë importuesi dhe eksportuesi dhe duke u bazuar në raportet që i ka banka lëshuese me bankën e zgjedhur për konfirmimin e letër kredisë.
  • Letër kredia  e transferueshme - i mundëson  përfituesit të parë të letër kredisë të veprojë si ndërmjetësues  dhe t’i transferojë të drejtat e tij nga letër kredia  te shitësi i mallrave.