Bonot dhe Obligacionet Qeveritare të Republikës së Kosovës

Çka janë Bonot  dhe Obligacionet Qeveritare ?

Bonot e Thesarit – janë letra me vlerë afatshkurtra, të cilat maturojnë (përfundojnë) në më pak se një vit nga data e lëshimit të tyre në treg. Ato emetohen me afate maturimi: 3 mujor, 6 mujor dhe 1 vjet.
Bonot e Thesarit blihen me një çmim i cili është më i ultë se sa vlera nominale e tyre në maturim; kur ato maturojnë, qeveria paguan vlerën nominale të tyre. Interesi i marrë nga ato paraqet diferencën në mes të çmimit të blerjes dhe çmimit nominal që qeveria e paguan në datën e maturimit.

Obligacionet Qeveritare – janë letra me vlerë afatgjata, të cilat maturojnë në afat më të gjatë se 1 vit. Kur një investitor blen këto letra me vlerë, ata në fakt i japin kredi shtetit, nga i cili investim ata përfitojnë interes periodik (në një apo më shumë data të caktuara përgjatë vitit) në formë të kuponëve të interesit. Ndërsa në datën e maturimit të obligacionit, investitorët marrin shumën e plotë të investuar në fillim.

Si mund të blihen Letrat me Vlerë?
Qasja mund të bëhet në dy mënyra:

  • Përmes Tregut Primar: Ku bëhet emetimi i letrave me vlerë dhe në ketë treg klientët mund të blejnë letra me vlerë drejtpërdrejt nga Thesari i Republikës së Kosovës.
  • Përmes Tregut Sekondar – Nëse dikush tjetër i ka për tregtim/shitje në treg sekondar letrat me vlere që i ka blerë më herët ose klientët mund ti shesin në tregun sekondar letrat me vlerë të blera paraprakisht.

Mundësia e blerjes përmes Bankës ProCredit:

  • Klientët duhet që patjetër para së të aplikojë për ndonjë ankand të caktuar, të bëjë hapjen e një llogarije Bono me Bankën ProCredit, e cila është e kushtëzuar/ndërlidhur me llogarinë rrjedhëse të klientit;
  • Klientët duhet të paraqiten në një nga degët ofruese  të këtij shërbimi dhe të paraqes kërkesën e tij për pjesëmarrje në një ankand të letrave me vlerë;
  • Llogaria Bono duhet të shfrytëzohet nga klientët vetëm për transferimin e fondeve të nevojshme dhe të mjaftueshme me rastin e mbajtjes së një ankandi të letrave me vlerë (apo kur ai dëshiron të blejë një letër me vlerë në tregun sekondar) për të cilin ankand ai paraprakisht ka aplikuar në degë;
  • Pasi të përmbyllet ankandi, klienti merr informatën nga Banka ProCredit për rezultatin në ankandin e mbajtur.
  • Në rast të realizimit të një investimi, fondet e klientit do të mbahen nga Ministria e Financave deri në ditën e maturimit të atij instrumenti, dhe në ditën e investimit llogaria e tij Bono do të kreditohet me vlerën relevante nominale.

Disa nga karakteristikat e Letrave me Vlerë:

EMËRTIMI

SHPJEGIMI

ISIN

Numri Unik Ndërkombëtar Identifikues për Bonon/Obligacionin respektiv.

Vlera Nominale

Shuma totale (kryegjëja) e cila do të paguhet nga emetuesi i letrës me vlerë në datën e maturimit të bondit/Obligacionin respektiv.

Vlera e Disbursuar

Shuma totale që në datën e valutimit do të paguajë blerësi i letrës me vlerë me rastin e emetimit të saj nga lëshuesi.

Kosto e Emetimit (Diskonti)

Përqindja e vlerës së disbursuar kundrejt vlerës nominale paraqet koston e emetimit apo diskontin e letrës me vlerë që do të paguajë blerësi i letrës me vlerë me rastin e emetimit të saj nga lëshuesi.

Data e Valutimit

Data nga e cila bono/obligacioni kalon nga lëshuesi tek poseduesi i letrës me vlerë, apo data nga e cila fillon të kalkulohet interesi.

Data e Maturimit

Data në të cilën lëshuesi i letrës me vlerë paguan poseduesin e saj me vlerën nominale të bonos/obligacionit, e gjithashtu edhe interesin e akumuluar për të.

Norma Vjetore e Kthimit

Interesi që merr blerësi i letrës me vlerë për periudhën që ai e ka në posedim. Tek Bonot e Thesarit, interesi nënkupton diferenca në mes të shumës nominale në fund dhe asaj të blerë (vlera e disbursuar) në fillim, ndërsa tek obligacionet interesi nënkupton shumën që paguan emetuesi i obligacionit në data të caktuara (një herë apo më shumë në vit varësisht nga kushtet e paracaktuara) në emër të interesit për vlerën e obligacionit të mbajtur nga pronari. Ajo është e shprehur në përqindje që nënkupton vjetore nëse jo e shprehur ndryshe.

Periudhat e Pagesës

Tek bonot e thesarit, kemi një të pagesë vetme të bonos, e ajo është data e maturimit. Përderisa, tek obligacionet periudhat e pagesës paraqesin datat e caktuara (një apo më shumë gjatë vitit) në të cilat emetuesi i paguan interes poseduesit të obligacionit, aktualisht të gjitha obligacionet qeveritare të lëshuara nga qeveria e Kosovës kane dy periudha të pagesës gjatë vitit ( çdo 6 muaj).

Tatimi në të hyra

Në bazë të ligjit në fuqi mbi Tatimin e të Ardhurave në Kosovë - Interesi i fituar nga Letrat me Vlerë të lëshuara nga Qeveria e Kosovës nuk i nënshtrohet tatimit.

Kush mund të investoj në Letra më Vlerë të     Kosovës?

 Investimi në Letra me Vlerë të Republikës së Kosovës u mundësohet të gjithë  personave fizik dhe juridik me banim në Kosovë apo jashtë saj.

Vlera Minimale për të marr pjesë direkt në Ankand të letrave me vlerë

Për oferta konkurruese EUR 50,000.00  për Bono, dhe Obligacione.Për oferta jo-konkurruese EUR 100,000.00 për Bono Thesari dhe EUR 50,000.00 për Obligacione Qeveritare

Historiku i bonove dhe obligacioneve qeveritare të emetuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka filluar emetimin e letrave me vlerë me 17 Janar, 2012

  • Bono thesari 3 mujore - 17 janar 2012; ku vlera totale e emetuar ishte EUR 10 milion.
  • Bono thesari 6 mujore - Gusht 2012
  • Bono thesari 12 mujore - Tetor 2013 ndërsa,
  • Obligacione qeveritare me maturitet 2 vjet – Mars 2014
  • Obligacione qeveritare me maturitet 3 vjet – Maj 2015
  • Obligacione qeveritare me maturitet 5 vjet – Gusht 2015
  • Obligacione qeveritare me maturitet 7 vjet – Gusht 2017

Shembull se si funksionon blerja e një Letre me Vlerë:
Vlera për tu investuar:  EUR 100,000.
Interesi vjetor 1.5%
Ditët e investimit: 182 dite ( Bono thesari 6 mujore)
Çmimi i blerjes: 100,000 / (1+ 1.5 % /365*182) = 99,257.61EUR
Në ditën e investimit klientit i bllokohen apo i kalojnë në Ministrin e Financave 99,257.61 EUR dhe ne ditën e maturimit klienti kreditohet për vlerën EUR 100,000. Interesi i fituar për ketë investim për klientin është 742.39 EUR.  (100,000 EUR – 99,257.61EUR = 742.39EUR)

Informatat në lidhje me shpalljen dhe rezultatin e ankandeve të Letrave me vlerë të Kosovës mund t’i gjeni këtu.

Për informata më të detajuara sa i përket shërbimeve të Letra me Vlerë Qeveritare përmes Bankës ProCredit, ju lutem na kontaktoni drejtpërdrejt në numrin e telefonit: + 381 (0) 38 555 777 ext. 55228 dhe ext 55231