Bordi menaxhues

 

Ilir Aliu - Drejtor gjeneral

Z. Aliu është pjesë e ProCredit Bank që nga viti 2001. Prej vitit 2005 është anëtar i menaxhmentit të bankës, fillimisht në cilësinë e zëvendës drejtorit gjeneral të ProCredit Bank në Kosovë dhe më pas në po të njëjtin funksion në ProCredit Bank në Maqedoni. Paraprakisht z. Aliu ka punuar në ProCredit Bank si auditor i brendshëm dhe menaxher i divizionit për shërbime për klientët privatë. Z. Ilir I. Aliu është diplomuar në fushën e menaxhmentit nga IFAM, Paris, ku edhe përfundoi studimet pasuniversitare për administrim biznesi. Në të njëjtën kohë, ai ka kryer edhe funksione të tjera jashtë ProCredit Bank si zëvendëskryetar i Bordit të Drejtorëve të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, anëtar i CEMEA Komitetit Këshillëdhënës të Visa Inc, etj. Në korrik të vitit 2015 z. Aliu është zgjedhur kryetar i bordit të drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës.

 

 

Znj. Eriola Bibolli – Zëvendësdrejtoreshë gjenerale

Znj. Bibolli u bë pjesë e ProCredit Bank në Kosovë në vitin 2001. Në vitin 2003 znj. Bibolli u emërua menaxhere për menaxhimin e rrezikut, ndërsa në vitin 2006 u emërua drejtoreshë financiare e ProCredit Bank në Kosovë. Znj. Bibolli u bë anëtare e Bordit menaxhues të ProCredit Bank në Kosovë në vitin 2007, dhe në prill të vitit 2008 u emërua zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme. Znj. Bibolli është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Korçës në Shqipëri, dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare me titullin magjistër e menaxhimit të biznesit në Universitetin e Bradford-it në Angli, në bashkëpunim me universitetin Nimbas në Holandë në vitin 2005. Në korrik të vitin 2009, znj. Bibolli përfundoi studimet në Akademinë ProCredit në Furth, Gjermani.

 

 

Znj. Nora Rraci – Menaxhere e lartë

Është emëruar menaxhere e lartë në ProCredit Bank Kosovë në qershor 2012. Znj. Rraci ka filluar punën në ProCredit Bank si zyrtare e kredive në vitin 2000. Pastaj, në vitin 2003 ka punuar si koordinatore në divizionin e kredive për individë dhe si zëvendës menaxhere e divizionit të shërbimeve bankare për individë. Znj. Rraci ka qenë edhe shefe e departamentit të resurseve njerëzore dhe trajnimeve. Ka kryer studimet në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, drejtimi menaxhment dhe informatikë. Znj. Rraci gjithashtu është diplomuar në Akademinë ProCredit në Furth, Gjermani.

 

 

 

 Z. Gazmend Rrustemi – Menaxher i lartë

Ka filluar në ProCredit Bank Kosovë në vitin 2006. Z. Rrustemi ka shërbyer në disa pozita në departamentin e auditimit të brendshëm dhe në vitin 2010 është emëruar shef i departamentit. Në qershor të vitit 2012, z. Rustemi është emëruar menaxher i lartë në ProCredit Bank Kosovë.Gazmend Rrustemi ka kryer studimet në inxhinieri kompjuterike në Universitetin e Prishtinës dhe është diplomuar në Akademinë ProCredit në Furth, Gjermani.

 

 

 

 Z. Rezak Fetai – Menaxher i lartë

Është emëruar menaxher i lartë i Bankës ProCredit në Kosovë në qershor 2012. Z. Fetai ka filluar karrierën e tij si zyrtar i kredive në ProCredit Bank, Maqedoni. Ka shërbyer në pozita të ndryshme në grupin ProCredit si shef i SIM dhe departamentit të raportimit në ProCredit Bank Maqedoni, analist financiar në ProCredit Holding, konsultant në ProCredit Bank në Bosnjë - Hercegovinë dhe auditimin e brendshëm të grupit, dhe shef i departamentit të financave në ProCredit Bank Kosovë.
Z. Fetai është diplomuar në universitetin "Shën Cirili dhe Metodi", Fakulteti Ekonomik në Shkup. Ai është diplomuar edhe në Akademinë ProCredit në Furth, Gjermani.