Eko Kredia

Ç’është Eko kredia?

Sot padyshim ulja e kostos së energjisë elektrike, mbrojtja e mjedisit, si dhe shfrytëzimi sa më i mirë i burimeve natyrore arrihet me shfrytëzimin efikas të energjisë. ProCredit Bank është bërë nismëtare në këtë drejtim duke ofruar Eko kredi.

Eko kreditë janë financim i investimeve në ambientet e bizneseve dhe në shtëpi/banesa, të cilat rezultojnë shfrytëzimin efikas të energjisë dhe kursimin e saj. Eko kredia njëkohësisht ndihmon familjet dhe bizneset në uljen e shpenzimeve të energjisë. Sektori i shtëpive/banesave konsumon sasi të madhe të energjisë elektrike, prandaj ndërtesat e banimit paraqesin potencial të madh për kursimin e energjisë. Investimet në shfrytëzimin efikas të energjisë kanë shumë përfitime për individët, pasi zvogëlohen shpenzimet mujore të energjisë dhe përmirësohen standardet e jetesës. ProCredit Bank financon këto investime me normë interesi më të ulët sesa kreditë standarde.

Eko kredi për klientët privatë
Eko kredi për klientët e biznesit