Shërbime kreditore

  • Si të aplikoni për shërbime online?

    Klientët mund të aplikojnë për kredi apo shërbime tjera bankare përmes sistemit të aplikimit online i cili është i integruar në ueb faqen e bankës. Gjeni aplikacionin këtu.

     

  • Jam i interesuar për shërbime kreditore, çfarë kredi posedoni?

    Banka ProCredit në gamën e gjerë të shërbimeve ofron kredi për klientët private edhe ata të biznesit. Për më shumë rreth shërbimeve kreditore, ju lutem referohuni linqeve në vijim:

    Kredi për klientët privatë, kliko këtu.
    Kredi për klientët e biznesit, kliko këtu.

    Gjithashtu, ju mund të vizitoni degët tona apo të na kontaktoni në qendrën e kontaktit gjatë orarit të punës.

  • Kredi për banim, a ofrohet në bankën ProCredit?

    Në gamën e gjerë të shërbimeve tona, ofrojmë edhe kredi për blerje të shtëpisë apo banesës. Për më shumë kliko linkun.

     

     

  • Punoj dhe jetoj jashtë Kosovës, a mund të marr kredi në bankën ProCredit?

    Për t’u kualifikuar për kredi në bankën ProCredit, fillimisht klientët ju duhet të jenë banorë të Kosovës. Po ashtu, klientët duhet të kenë të hyra të rregullta mujore nga paga, qiraja, pensioni nga vendet jashtë Kosovës ose pensioni invalidor në Kosove apo veprimtaria biznesore apo aktiviteti agrobiznesor.

  • Më ka skaduar mbitërheqja, çfarë duhet të bëj?

    Nëse ju vazhdoni të jeni pranues i pagës/pensionit/qirasë përmes bankës ProCredit, atëherë ju duhet të vizitoni degën tuaj me të afërt dhe të aplikoni për limit të ri të mbitërheqjes.
    Po ashtu, ju mund të aplikoni online për mbitërheqje, kliko këtu.

  • Cilat janë kushtet/dokumentet bazë për marrjen e kredisë në bankën ProCredit?

    Banka ProCredit ofron shërbimet kreditore për banorë të Kosovës. Përveç kësaj, klientët duhet të plotësojnë kriteret e moshës të paraparë me rregulloret e aplikueshme në Kosovë (18-65 vjeç), të merrni  pagën përmes bankës ProCredit, apo të sillet konfirmimi nga punëdhënësi që paga procedohet përmes bankës apo të hyra tjera që pranohen nga qiraja apo pensioni nga vendet jashtë Kosovës.
    Në rast se klientët pranojnë të hyra nga biznesi, atëherë ky aktivitet duhet të jetë funksional së paku gjashtë muaj.