Shërbime elektronike

  • Jam përdorues për herë të parë e-Banking, si të qasem?

    Fillimisht, qasuni në faqen e e-Banking përmes linkut: https://ebanking.procreditbank-kos.com/User/Logon?ReturnUrl=%2f;
    Tek “Emri i përdoruesit” ju lutem shkruani emrin e përdoruesit që keni marr në bankë gjatë marrëveshjesh për e-Banking. Tek hapësira “Fjalëkalimi” ju lutem shkruani fjalëkalimin si dhe tek “tokeni” shtypni numrin 6 shifror të tokenit. Tokeni është pajisje e cila i bën transaksionet në e-Banking më të sigurta.

    Gjithashtu, ju mund ta përdorni edhe versionin mobil të e-Banking, ku mund të kyçeni përmes këtij linkut: https://ebanking.procreditbank-kos.com/mobile/user/LogOn

  • Më ka skaduar tokeni për e-Banking, si të veproj?

    Tokeni ka afat 5 vite, në rast të skadimit të tij klientët duhet të paraqiten në degën më të afërt për t’u furnizuar me token të ri edhe të paguaj çmimin varësisht prej kategorisë së klientit, edhe llojit të kontratës së e-Banking që ata posedojnë. 

  • Si të iniciojë pagesën e faturave apo tatimeve në e-Banking?

    Për ta bërë më të lehtë për ju të paguani faturat mujore me e-Banking, ne kemi krijuar video udhëzuese të cilat shpjegojnë hap pas hapi si të realizoni këto transaksione në e-Banking, gjeni videot këtu.