Të tjera

  • Ku mund ta kontaktoj bankën?

    Ju mund të na kontaktoni direkt në qendrën e kontaktit në 049/555-555 ose 038/555-555 si dhe mund të na shkruani në: info [at] procreditbank-kos.com
    Ndërsa, për çdo pyetje, koment apo ankesë lidhur me shërbimet e bankës luteni të na shkruani në: customerservice [at] procreditbank-kos.com

  • Kam ndryshuar numrin e telefonit dhe adresën, çka duhet të bëj?

    Për përditësim të informatave tuaja, ju duhet të drejtoheni në ndonjërën nga degët tona.

  • A punojnë degët e bankës të shtunën?

    Jo. Të gjitha degët e bankës ProCredit punojnë nga e hëna deri të premten, nga 09:00 – 16:30.

  • Cilat janë dokumentet bazë për hapje të llogarisë për klientë privatë?

    Dokumentet bazë për hapje të llogarisë janë: letërnjoftimi apo pasaporta valide si dhe një faturë e pagesave të ujit apo rrymës e cila do të përdoret nga banka treguar adresën tuaj të banimit.  Njashtu, varësisht nga statusi juaj i punësimit, klientëve ju duhet dëshmia e kontratës së punës kurse në rast se klientët nuk janë në marrëdhënie pune u kërkohet depozitë minimale.