Garancia bankare

Duke synuar çdoherë që t'ju mbështesim dhe lehtësojmë aktivitetet biznesore, qoftë tregti e mallrave ose ofrim i shërbimeve, tenderim, ekzekutim të punëve, blerje kundrejt pagesës në avans, dizajnim, apo instalim të pajisjeve të reja, ne ju ofrojmë garancitë adekuate për biznesin tuaj.

Lëshimi i garancisë bankare kryhet përkundrejt fondeve të bllokuara në llogarinë e klientit ose kredisë apo overdraftit të miratuar nga banka në favor të tij. Garancia bankare është instrument për sigurimin e nënshkrimit të kontratave mes palëve që operojnë në tregje të ndryshme ndërkombëtare.
Garancia bankare ka një përdorim shumë të gjerë dhe në shtrirje globale është instrument shumë i aplikuar, përmes të cilit palët e përfshira në tregti të jashtme janë të siguruara me mbrojtje optimale të interesave të tyre. Garancia  bankare, përveç që përdoret për të siguruar ekzekutimin e kontratave në tregti të jashtme, ajo është shumë e aplikuar edhe për sigurimin e kontratave brenda vendit të njëjtë.

Lljojet e garanctë të cilat i ofron ProCredit Bank janë:

  • Garancitë direkte – janë garanci të cilat dorëzohen direkt te përfituesi i garancisë përmes aplikuesit (klientit të bankës).
  • Garanci indirekte – janë garancitë të cilat me kërkesë të klientit të bankës, udhëzohet një bankë tjetër që garancinë e lëshuar nga ProCredit Bank ta përcjellë në bankën e përfituesit të garancisë.
  • Garanci të pakonfirmuara – janë garancitë kur ProCredit Bank sipas kërkesës së klientit të vet udhëzon një bankë të tretë që vetëm ta përcjellë garancinë te banka e përfituesit të garancisë.
  • Garancitë e konfirmuara – janë garanci kur ProCredit Bank, sipas kërkesës së klientit të vet, udhëzon një bankë të tretë që garancinë ta konfirmojë dhe ta përcjellë te banka e përfituesit të garancisë.
    Garanci lokale – janë garancitë të cilat dorëzohen direkt te përfituesi i garancisë.
  • Garancitë internacionale – janë garanci në të cilat përfituesi i garancisë është jashtë vendit

ProCredit Bank përcjell edhe të gjitha llojet e garancive të cilat i pranon nga bankat e tjera në favor të klientëve të saj.

Garancitë e lëshuara nga ProCredit Bank Kosova rregullohen me ligje dhe rregulla të aplikueshme të Kosovës, nëse në tekstin e garancisë nuk ceket ndryshe.