Kartela

  • Më është bllokuar kartela në bankomat? Ku mund ta marrë?

    Në rast se kartela juaj është bllokuar në bankomatet të cilët ndodhen brenda degëve të bankës ProCredit në Zonën 24/7, ju lutem paraqituni menjëherë në degë për të marr atë. Ndërsa kur dega e bankës është e mbyllur, paraqituni të nesërmen nga 09:00 – 16:30. Në rastet kur kartela juaj është bllokuar në bankomatet jashtë degëve të bankës, atëherë në moment që kartela juaj është në degët e bankës - përfaqësuesit e bankës do të ju njoftojnë për ta marr kartelën.

  • Informata për transaksionet me kartelë

    Informata për transaksione me kartelë Maksimumi ditor Një transaksion i vetëm
    Blerjet ditore në internet 5,000 EUR 3,000  EUR
    Blerjet në pika të shitjes (POS) 5,000  EUR 3,000  EUR
    Tërheqjet në Kosovë në bankomatet e bankave tjera 500  EUR
    Tërheqjet në bankomate jashtë Kosovës 500  EUR
    Tërheqjet nga llogaria e kursimeve në bankomatet  e Bankës ProCredit 2,000  EUR
    Tërheqje nga llogaria rrjedhëse në  bankomatet e Bankës ProCredit 2,000  EUR dhe në raste speciale deri në 10,000
  • Sa kushtojnë tërheqjet apo pagesat në pika të shitjes në vendet jashtë Kosovës?

    Për tërheqjet/pagesat që kryhen jashtë rrjetit të bankës ProCredit, ju lutem referohuni sipas çmimores, kliko këtu.

  • Cilat kartela janë më të përshtatshme për blerje në internet?

    Për blerje online ju sugjerojmë kartelat e kreditit të cilat janë të specializuarat për funksione të tilla, ndërsa edhe kartelat e debitit mund të realizoni blerje online, por veçohen me disa kufizime nga ana e shitësve.  

  • Qysh mundem me gjeneruar IPIN-in për blerje online?

    IPIN mund të gjenerohet në secilin bankomat të bankës ProCredit. Për më shumë informata rreth IPIN ( 3D Secure) i cili është program/standard global i zhvilluar për të kryer transaksione të sigurta në internet kliko këtu.

  • Cili është limiti i tërheqjeve në Kosovë?

    Në bankomatet e bankës ProCredit në Kosovë me kartela të ProCredit, klientët mund të tërheqin deri në 2,000 Euro brenda 24h si dhe në disa raste të caktuar deri në 10,000. Për më shumë rreth limitit prej 10,000 Euro, telefono qendrën e kontaktit 049/555-555 ose 038/555-555.

  • Më ka skaduar afati i kartelës së debitit, si mund ta renovoj atë?

    Për klientët të cilët jenë aktiv në shfrytëzimin e kartelave të tyre, automatikisht kartelat e tyre renovohen. Posa kartela të jetë gati, klientët njoftohen nga banka përmes SMS në numrin që ata kanë të regjistruar në bankë. Ndërsa klientët që kanë dy kartela të debitit në të njëjtën kohë, fatkeqësisht kartela nuk rinovohet automatikisht.

     

  • A renovohet automatikisht kartela e kreditit?

    Kartela e kreditit konsiderohet si lloj kredi për të cilën rishikohet edhe analizohet me vëmendje të posaçme aftësia paguese e klientit, andaj për çdo kartelë të re banka rivlerëson edhe një herë kartelën para lëshimit andaj ajo nuk renovohet automatikisht.

  • E kam harru Pin-in e kartelës, çka duhet të bëj?

    Për caktim të ri të Pin-it për kartel, klientët duhet të drejtohen në ndonjërën nga degët tona.