Kartela Visa Business Electron

Visa Business Electron është kartelë e debitit e disenjuar posaçërisht për bizneset që bëjnë pagesa përmes POS (pikave të shitjes) si dhe tërheqje parash nga bankomatet brenda edhe jashtë vendit.

Klientët mund të pajisen me këtë kartelë nëse biznesi i tyre është i regjistruar në Kosovë dhe nëse kanë llogari biznesi në Bankën ProCredit në Kosovë. Visa Business Electron është kartelë shumë funksionale dhe fleksibile e cila i përshtatet bizneseve, çfarëdo qoftë veprimtaria e tyre.