Kartela Visa Business Enterprise

Visa Business Enterprise është kartelë debiti me veçori të kredit kartelës, që do të thotë ekziston mundësia të bëni pagesa edhe përmes internetit.
Visa Business Enterprise është kartelë pa limit shpenzues d.m.th. mund të shfrytëzohen të gjitha mjetet që janë në dispozicionin tuaj, duke ju ofruar fleksibilitet dhe siguri gjatë shfrytëzimit.

Cilat janë përfitimet e përdorimit të kartelës Visa Business Enterprise?

  • Qasje 24 orë në të hollat e bizneseve, klientët mund t’i përdorin të hollat nga llogaria e kompanisë së tyre duke kryer pagesa përmes POS ( pikave të shitjes) apo duke tërhequr të holla nga të gjitha bankomatet brenda edhe jashtë vendit
  • Pagesa online në internet
  • Kartela Visa Business Enterprise zëvendëson plotësisht të hollat e gatshme dhe njëkohësisht klientët do t’i kenë pranë vetës.
  • Organizimi i shpenzimeve – detaje të transaksioneve të kryera me kartelën Visa Business Enterprise në POS ( pikave të shitjes), në bankomate apo në internet do të regjistrohen në llogarinë e klientëve dhe ju do ta keni shumë të lehtë identifikimin dhe menaxhimin e tyre.

Me Visa Business Enterprise klientët mund të paguajnë taksat doganore në të gjitha pikat e Shërbimit Doganor të Kosovës.