Kartela Visa Business Globe

Visa Business Globe është kartelë me pagesë të shtyer e pranuar ndërkombëtarisht e cila u dedikohet bizneseve të bëjnë pagesa për mallra ose shërbime të ndryshme përmes rrjetit të POS ( pikave të shitjes).

Visa Business Globe mund t'ju lëshohet edhe personave të autorizuar në llogari, si dhe me kërkesë të kompanisë mund të paraqitet forma për aplikim edhe për punonjësit e tjerë që nuk janë të lidhur me llogarinë rrjedhëse të biznesit.

Cilat janë përfitimet e përdorimit të kartelës Visa Business Globe?

  • Me VISA Business Globe klientët do të kenë në dispozicion fonde shtesë, krahas fondeve në llogarinë rrjedhëse. Çdo herë që paguani me kartelën tuaj, ju në fakt huazoni para të cilat ju mundëson banka.
  • Ju mund të keni qasje në këto të holla 24 orë në ditë, 7 ditë në javë duke shfrytëzuar rrjetin e bankomateve në Kosovë dhe kudo në botë si dhe mund të bëni pagesa online në internet dhe nëpër pikat e shitjes si në Kosovë dhe jashtë saj.