Kartelat e kreditit

Kartela e kreditit ju mundëson qasje në fonde shtesë, krahas fondeve që i keni në llogarinë tuaj rrjedhëse bankare. Çdo herë që paguani me kartelën tuaj të kreditit, ju në fakt huazoni para të cilat ua mundëson banka.

Interesi për fondet e huazuarapërmes kësaj kartele aplikohet në rastet kur fondet e përdorura nuk kthehen brenda periudhës së paraparë kohore. Periudha e paraparë kohore për kthimin e këtyre fondeve është data 15 e muajit qe pason muajin brenda të cilit fondet janë përdorur. Gjë që mundëson përdorimin e fondeve pa interes për periudhën maksimale kohore 45 ditëshe. Në Bankën ProCredit ofrohen këto kartela të kreditit: