Këshillat financiare

Edukimi financiar është një shtyllë e rëndësishme e vizionit dhe misionit të ProCredit Bank, e cila ka një qasje të përgjegjshme prej më shumë se 12 vjetësh në tregun e Kosovës.

Për këtë qëllim, banka ProCredit në mënyrë të vazhdueshme ka publikuar iniciativa dhe materiale informative dhe këshilluese për klientët e vet, në mënyrë që çdo klient të ketë një vendimmarrje financiare me impakt pozitiv për ekonominë individuale, por edhe ekonominë e Kosovës në veçanti.

ProCredit Bank ka vazhduar me fushatën edukative, kësaj radhe duke ofruar këshilla financiare përmes këshilltarit tonë në rubrikën njëminutëshe të quajtur rubrika "Banka ime". Kjo rubrikë është një seri videosh që synojnë të japin këshillimin e duhur financiar për bizneset.

Këto video japin një informacion të gjerë, në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme, nëpërmjet një mënyre ndërvepruese që u jep përgjigje pyetjeve të shpeshta që lindin nga sistemi bankar dhe sektori i biznesit në përgjithësi.

Video i parë përmban një përmbledhje gjithëpërfshirëse të rubrikës "Banka ime", qëllimi i së cilës është të japë këshilla të rëndësishme për punët që ndërlidhen me shërbimet bankare. Kjo rubrikë përmban 8 tema të ndryshme, të cilat do të diskutohen nga këshilltari jonë profesional për klientë.
Disa nga temat të cilat do të diskutohen në kuadër të kësaj rubrike, kanë të bëjnë me investimet, shërbimet tregtare financiare, likuiditetin, biznes planet, dhe tema të tjera.


Tema e dytë ka të bëjë me pyetjen se kur arsyetohet një investim? Këshilltarët për biznes, një investim të arsyetuar e quajnë vetëm nëse rezultatet dhe të hyrat arsyetojnë përpjekjet dhe resurset e investuara në të. Secila kompani duhet ta përcaktojë me kohë periudhën kur investimi konkret do të shpaguhet, qoftë përmes kursimeve që ai sjell, ose qoftë përmes ngritjes së produktivitetit.

Tema e tretë shtjellon pikat kyçe të cilat duhet të merren parasysh për një plan biznesi. Këshilltari ynë për biznes sugjeron të merren parasysh zhvillimet aktuale të tregut, veprimet e konkurrentëve, por edhe aftësia e kompanisë për t’i ndjekur të gjithë hapat e planifikuar për investim deri në fund.

Tema e radhës në rubrikën “Banka ime” shpjegohet shërbimi ”ProPay”, një model i pagesave pa kesh, i cili ju mundëson kompanive në vendin tonë t’ju përgjigjen shpejt dhe lehtë obligimeve që kanë ndaj partnerëve ose furnizuesve të tyre në vendet e Evropës Juglindore, ku operon ProCredit Bank.

Gjatë kësaj rubrike këshilltari i është përgjigjur pyetjes më të shpeshtë të çdo kompanie se si t’i mbulojë nevojat financiare si rezultat i mungesës së qarkullimit të parasë?
Qarkullimi i parasë mund të rregullohet në mënyrë efikase përmes shërbimeve bankare të dedikuara për t’i plotësuar nevojat financiare të kompanive. Limiti kreditor është shërbimi i cili mund të shfrytëzohet ashtu siç u përshtatet më së miri vetë bizneseve.

Kjo temë ka për qëllim që t’i këshillojë bizneset për t’i marrë sfidat si mundësi të reja. Një ndër faktorët më të rëndësishëm të suksesit të një kompanie ka të bëjë saktësisht me qëndrimin ndaj problemeve.
Ç’duhet të bëjë secila kompani, është që t’i zgjidhë problemet të cilat mund të influencohen, dhe duke bërë kështu, t’i angazhojnë resurset që mund të jenë të dobishme.

Kjo rubrikë shpjegon rëndësinë e partnerëve afaristë. Përzgjedhja e duhur e partnerëve për biznes shpesh paraqet një ndër parakushtet kryesore për sukses në çdo biznes.
Kjo është e kuptueshme pasi rezultatet e mira në biznesin e secilës kompani varen në masë të madhe nga suksesi i atyre me të cilët ajo kompani bashkëpunon.

Kjo rubrikë, që fokusohet në përparësitë e bankimit në internet ose e-banking, ia mundëson secilës kompani dhe secilit sipërmarrës realizimin e të gjitha pagesave kombëtare dhe ndërkombëtare, transferte të pagave të punëtorëve të tyre, si dhe t’i paguajnë të gjitha faturat dhe taksat në kohë reale, qoftë tek institucionet qendrore ose lokale, kompanitë publike ose private, e tjera.