Klientët e Biznesit

“ProCredit Bank” është banka e parë në Kosovë, e cila dëshmoi sukses të pamohueshëm në sektorin bankar, duke kontribuuar njëkohësisht edhe në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Përvoja shumëvjeçare në këtë sektor e ka bërë “ProCredit Bank” të specializuar në ofrimin dhe në përmbushjen e nevojave të bizneseve, të vogla dhe të mesme.
Këshilltarët e dedikuar të biznesit do të jenë çdoherë pranë jush për t’ju mbështetur në realizimin e planeve tuaja biznesore me përgjegjësi të plotë financiare.

Ne dëshirojmë që biznesi juaj të jetë i suksesshëm
Qëllimi ynë është i thjeshtë - t’ju mundësojmë që biznesi juaj të zhvillohet me sukses, të krijojmë një bashkëpunim afatgjatë, si dhe të përfitoni shërbime të shpejta dhe shumë cilësore nga ne.

Të qenët klient i bankës sonë ju mundëson të përfitoni nga:

  • Një gamë e gjerë shërbimesh që plotësojnë nevojat e biznesit tuaj;
  • Këshilltarë biznesi të specializuar, të cilët analizojnë dhe kuptojnë biznesin tuaj, si dhe ju ndihmojnë të përfitoni nga shërbimet tona;
  • Sektorët e kredive që ju ofrojnë trajtim individual dhe janë të dizajnuar veçanërisht për ju;
  • Qasje e lehtë në informatat e llogarisë, duke ju mundësuar t’i menaxhoni të hollat tuaja në baza ditore;
  • Njohuri dhe këshillime të shumta për huadhënie, prej nga ju ofrojmë zgjedhje fleksibile