Kodi identifikues i klientit

Kodit Identifikues i Klientit është shërbim që ofron qasje në disa nga shërbimet e bankës si dhe në informata pa pasur nevojë të vizitoni filialet/degët tona.

Për të shfrytëzuar këtë shërbim, paraprakisht duhet të vizitoni njërën nga degët tona për t'u pajisur me një kod, i cili do t'ju shërbejë si kod identifikimi apo kod i sigurisë dhe vetëm pasi që të pajiseni me kodin në fjalë ju klasifikoheni për marrjen e shërbimit përmes qendrës së kontaktit.

Shërbimet nga të cilat mund të përfitoni nga Kodi Identifikues i Klientit janë:
• Informata mbi gjendjen e llogarisë
• Informata për transaksionet me kartelë
• Informata mbi transfertet hyrëse dhe dalëse
• Informata mbi këstet e kredisë
• Ndryshimin e limitit për transaksionet me kartelë
• Ndryshoni dhe resetoni fjalëkalimin për shërbimin e-Banking

Bllokimi i kartelës: Në rast të humbjes apo vjedhjes së kartelës tuaj, përmes qendrës sonë të kontaktit mund të bëni bllokimin e saj në çdo kohë, në mënyrë që të evitoni çdo mundësi të keqpërdorimit.

Në rast se keni pyetje në lidhje me shërbimet e bankës, ju sugjerojmë që fillimisht të shfletoni përmbajtjen e faqes pyetje dhe përgjigje të shpeshta.