Kreditë

Duke zbatuar qasjen e kreditimit të përgjegjshëm, “ProCredit Bank” u ofron klientëve të biznesit llojllojshmëri të shërbimeve kreditore që i plotësojnë kërkesat dhe nevojat specifike të bizneseve. Kreditë tona ofrohen me kushte konkurruese, duke u bazuar në analizën e mirëfilltë financiare të klientëve tanë dhe mundësinë e tyre të pagesës. Qëllimi ynë është të krijojmë partneritet afatgjatë me klientët tanë duke ofruar ekspertizën tonë të kë këshilltarëve tanë për klientë të cilët janë të trajnuar dhe ofrojnë këshillim të specializuar bazuar në nevoja të klientëve.
 

“ProCredit Bank” ofron shërbime bankare për të gjithë klientët e biznesit me këto përparësi:
• Vendimmarrje e shpejtë dhe e bazuar në analizën e biznesit tuaj;
• Këshilltar përgjegjës për biznesin tuaj;
• Punë pa letra, pa burokraci dhe pa shpenzime shtesë;
• Financim afatgjatë.

Mbi të gjitha, “ProCredit Bank” mbështetet fuqishëm në parimet e financimit të përgjegjshëm.