Kreditë

Financimi i klientëve privatë nga “ProCredit Bank” bëhet në përputhje të plotë me misionin e bankës dhe me orientimin e saj për t'ua ofruar klientëve mundësinë e financimit të përgjegjshëm, duke i pasur në konsideratë mundësitë financiare dhe nevojat e tyre investuese.

 

Këshilltarët tanë për klientët privatë janë gjithmonë në dispozicion për t'ju ofruar ekspertizën e tyre profesionale në përzgjedhjen e shërbimit kreditor, i cili përshtatet më së miri me llojin e investimit të cilin dëshironi ta bëni.