Kursimi i letrës

Shfrytëzimi i letrës, a mund të menaxhohet?

Letra është pjesë e domosdoshme e zyrave. Çdo ditë në botë harxhohen rreth 1 milion tonë letër - mirëpo duhet ta dimë se ajo ka çmim të lartë për ambientin, sepse prodhimi i letrës kërkon burime natyrore siç janë druri, uji dhe energjia. Andaj, kursimi i letrës duhet të jetë rezultat i domosdoshmërisë së forcimit të zërit për ndryshimin e sjelljes sonë karshi printimit të letrës në një kohë ku po ndodhin dëmtime serioze në mjedis, zhvillime jomiqësore me të, me kosto të lartë për të ardhemen tonë.

Prandaj, është koha që sot të mendojmë për të ardhmen. Është në ndërgjegjen tonë që të kujdesemi më shumë për ambientin dhe të jemi mik me natyrën, sepse ky fenomen është i lidhur direkt me cilësinë e ajrit.


Bëhu mik i natyrës!
Të mbjellim SOT për të frymuar NESËR!
Kurse letër, kurse drunj!

Unë dua të KURSEJ, por si?
Ua themi ne!