Kursimi i rrymës

Rryma, sa e domosdoshme?

Sot, rëndësia e kursimit të energjisë elektrike për një të ardhme më të sigurt është e padiskutueshme. Mbrojtja e ambientit radhitet ndër vlerat tona individuale dhe shoqërore. Energjia është pjesë e pandashme e jetës sonë, secili nga ne me dëshirë apo jo, jemi të varur nga energjia.
Andaj, për të kontribuar në zvogëlimin e konsumit të energjisë dhe rrjedhimisht në ngadalësimin e faktorëve që sjellin ngrohjen globale, secili prej nesh duhet ta japë kontributin individual. Pa dyshim që ulja e kostos së energjisë elektrike, mbrojtja e mjedisit, dhe shfrytëzimi sa më i mirë i burimeve natyrore, arrihet me shfrytëzim efikas të energjisë.

Shfrytëzoni energjinë në mënyrë sa më racionale!
Kursimi është KULTURË! Por as NATYRA s’fal!
Duke kursyer energji ju ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe planetit tonë
!

 

Unë dua të KURSEJ, por si?
Ua themi ne!