Kursimi i ujit

Uji, i bollshëm apo i mjaftueshëm? 

Sot në botë konstatohet se gjysma e gjithë njerëzve të planetit ballafaqohen me mungesën e ujit të pijshëm. Roli i ujit është thelbësor për qeniet e gjalla dhe planetin. Ai na nevojitet për pije, shtëpi dhe kopshte, por me rëndësi është ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejtë të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim. Në ditët e sotme, me zhvillimet e avancuara që po ecën bota, është vështirë të mendohet për një ujë të pastër. Hapat që ndërmarrim sot, janë të një rëndësie jetike për ne dhe fëmijët tanë.

Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç ‘rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë..! Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen.

Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji!
E ardhmja varet nga disa veprime që ne i marrim sot!
Uji është i çmueshëm, kurseje!

Unë dua të KURSEJ, por si?
Ua themi ne!