Kush jemi ne: ProCredit sot

> Grup i bankave komerciale të orientuara drejt zhvillimit
Grupi ProCredit përbëhet nga një grupi i bankave komerciale të orientuara drejt zhvillimit të cilat operojnë në Evropën Lindore, Amerikën Latine si dhe në Gjermani. Me përjashtim të bankës ProCredit në Gjermani, të gjitha bankat tjera ndjekin strategji të ngjashme me vizion të njëjtë për arritjen e objektivave të tyre zhvillimore dhe komerciale.
ProCredit Holding me seli në Frankfurt është kompania prind e bankave ProCredit e cila udhëheq grupin. Në nivel të konsoliduar, grupi mbikëqyret nga autoritetet gjermane federale bankare mbikëqyrëse (BaFin dhe Bundesbank).

> Bankë transparente
Bankat ProCredit kanë për qëllim që të ndihmojnë në krijimin e një sektori financiar  transparent për vendet në zhvillim edhe ekonomitë në tranzicion. Funksionimin e sistemit të drejtë financiar i cili i mundëson njerëzve për të kursyer në njërën anë dhe bizneseve për të investuar dhe për t’u zgjeruar nga ana tjetër e shohim shumë  të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi.

Bankat ProCredit kanë për qëllim për të adresuar sfida të rëndësishme të zhvillimit në vendet në të cilën ne punojmë, duke qenë 'bankë partnere' për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe për të ofruar kursime për njerëzit e zakonshëm. Ne përcjellim tek klientë tanë informata të sakta dhe shumë transparente në çdo rrethanë,  duke përdor gjuhë të thjeshtë në komunikimet tona e cila na bënë të lehtë të kuptohemi nga klientët dhe publiku.

> Bankë partnere për biznese
Bankat ProCredit janë të specializuara në punën me bizneset të vogla dhe të mesme pasi që besojmë se ky është fokusi i duhur që mund të bëjë dallimin në gjenerimin e vendeve të punës si dhe arritjen e prosperitetit të një vendi.

Ne vemi theks të madh në shërbimet të përgjegjshme të cilat pozicionojnë klientin në rend  të parë duke pas parasysh që një shërbim kreditor duhet të sjell përfitime për biznesin. Ne analizojmë aftësinë kreditore të klientëve në mënyrë analitike mbi të cilën marrim vendime të përgjegjshme.

Koncepti 'bankë partnere' nënkupton ofrimin e një game të gjerë të shërbimeve bankare përveç atyre kreditore. Ne mendojmë se klientëve tanë ju duhet gjithnjë e më shumë se sa një alternative për qasje në shërbime bankare. Andaj, kemi zhvilluar platformën e bankimit online e-Banking, kartelat bankare, shërbimet për biznes dokumentar si dhe së fundi kemi implemetuar në gjithë bankat e grupit Zonat 24/7 të cilat ofrojnë mundësi për të kryer punë bankare  24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Shërbimet tona kanë për qëllim që t`i ndihmojnë biznesit të zgjerohet dhe të veprojë në mënyrë më efikase, ndërsa këshillat tona t`i avancojnë aftësitë e tyre menaxhuese. Ne mendojmë se këto shërbime janë shumë të vlefshëm për bizneset dhe avancimin e tyre tutje në ekonomitë ku ata operojnë.
Ne ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë duke ju ofruar atyre këshilla të detajuara dhe relevante financiare të cilat ndikojnë që klientët të marrin vendime të duhura për nevojat e tyre financiare.

> Promovimi i kulturës së qëndrueshmërisë financiare për familjet
Bankat ProCredit ofrojnë shërbime edhe këshillime për klientët privatë, duke u fokusuar në përmbushjen e kërkesave të klientëve duke ofruar një pamje të qartë të qasjes tonë dhe mënyrës së të bërit biznes të përgjegjshëm. Ne komunikojmë drejt, në mënyrë profesionale dhe transparente me klientët tanë. Këshilltarët tanë për klientë veçohen për integritet personal dhe shkallë të lartë të përkushtimit të tyre ndaj klientëve. Ne vazhdimisht investojmë në trajnime të cilat kanë për qëllim zhvillimin e vazhdueshëm profesional të stafit.

Ne nuk promovojmë kredi konsumuese ndërsa në mënyrë të vazhdueshme promovojmë kulturën e kursimeve. ProCredit është distancuar nga kreditë konsumuese me destinim të papërcaktuara pasi rreziku i mbi borxhit është i lartë dhe kapaciteti kthyes i kredive të tilla është i ulët.
Qasjen tonë ndaj këtyre kredive e shohim shumë të rëndësishme duke parë parasysh tendencat e rritjes së konsumit mbi mundësitë reale-ekonomike të familjeve. Ne bëjmë kreditim të kufizuar për ekonomitë familjare private, por, kurdo që ne financojmë projekte të tilla - kemi për qëllim të rrisim mirëqenien familjare përmes kredive për renovim apo ndërtim të shtëpisë.

Bankat ProCredit gjithashtu mbështesin fuqishëm edukimin financiar përmes dialogut që zhvillojnë këshilltarët tanë me klientë çdo ditë në filialet tona, seminareve në formë grupore si dhe ndërmarrjen e iniciativave tjera edukative për fëmijë apo grupe të ndryshme të klientëve, mëso më shumë këtu.

> Rezultatet e biznesit dhe pritjet
Grupi ProCredit funksionon në baza komerciale dhe fitimprurëse. Në vitet e fundit është vënë fokus i veçantë në cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve që ne ofrojmë, e cila ka treguar të jetë në interesin më  të mirë të klientëve tanë dhe të rezultateve të biznesit tonë. Vazhdimisht avancojmë biznesin krahas  zhvillimeve globale dhe kërkesat e klientëve tanë!

Qasja jonë gjithëpërfshirëse ‘bankë partnere’ si dhe besnikëria ndaj klientëve tanë qëndrojnë baza të modelit tonë për një biznes të suksesshëm. Prandaj, çelësi i suksesit të qëndrueshmërisë afatgjatë mbetet trajnimi dhe produktiviteti i stafit tonë këshillues si dhe menaxherëve që i udhëheqin ata.

Detaje të performances financiare në nivel të grupit, gjenden të publikuara në faqen e internetit, Raportet Vjetore.