Avancohet shërbimi 3D Secure - IPIN

Banka ProCredit ka avancuar shërbimin 3D secure IPIN statik me atë 3D Secure Dynamic. 3D Secure Dynamic është program/standard global i zhvilluar për të kryer transaksione të sigurta në internet.

Nga tani ju nuk do të keni nevojë të merrni këtë shërbim në Bankomatet e Bankës, por për çdo blerje në internet ku ky shërbim kërkohet ju do të pranoni automatikisht në nr. tuaj mobil të telefonit kodin 6 shifror (pa pagesë) të cilin ju duhet ta përshkruani në faqen e internetit pasi të keni dhënë të dhënat e kërkuara (përfshirë edhe numrin e kartelës) dhe pasi të keni shtypur butonin për konfirmim të blerjes  në “dyqanin në internet”.

Për shkaqe sigurie kodi do të jete i vlefshëm vetëm për 3 minuta dhe pas këtij intervali kohorë ky kod do të skadojë. Për të ri-iniciuar pranimin e kodit të ri, ju do të duhet të shtypni opsionin Kërko kod të ri/ridërgo apo duke ri-iniciuar transaksionin nga fillimi.

Zakonisht në këto faqe të internetit duhet të figurojnë llogot për të dy platformat: