Banka ProCredit, partner shumëvjeçar i Dokufest

Banka ProCredit edhe këtë vit, për të 13-tin vit me radhë ka konfirmuar mbështetjen për ngjarjen më të madhe kulturore dhe prestigjioze në vend,  Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar – Dokufest, si sponsor gjeneral i kësaj ngjarje  që fillon me 04 gusht deri më 12 gusht 2017 në qytetin historik dhe piktoresk të Prizrenit.

Ky edicion do të përcillet me një program mjaft të pasur me mbi 230 filma dhe jo vetëm. Festivali ngërthen në vete edhe programe tjera si ato të fotografisë, muzikë, koncerte dhe ekspozita të ndryshme që secilit vizitor dhe mysafir do t'i jepet mundësia për një përvojë të veçantë.

“Banka ProCredit si një institucion që vazhdimisht mbështet ngjarjet e mirëfillta në Kosovë e posaçërisht ato që kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në zhvillimin e kulturës edhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës në botë, ka besuar në DokuFest që nga vitet e para, duke qenë një ndër mbështetësit kryesor për 13 vjet radhazi”,

Vlen të theksohet se pas shumë vjetësh të mbajtjes së këtij festivali, DokuFest është një ndër 25 festivalet më të mira të filmit dokumentar në botë.