Inovacion në mënyrën e pagesave me kartelat e bankës ProCredit

Banka ProCredit ka lansuar mundësinë e 'Pagesave Super të Shpejta” që realizohen pa e futur kartelën në pikat e shitjes (POS) si dhe pa e shtypur PIN-in, deri në një vlerë të caktuar. Këto pagesa mundësohen përmes kartelave të debitit MasterCard.
Poseduesit e kartelave të bankës,  tash e tutje, mund të realizojnë pagesa vetëm duke e afruar  kartelën apo kartelën ngjitëse në pikat e shitjes POS dhe pagesa konsiderohet e përfunduar.  Këto blerje mund të bëhen tek të gjithë partnerët e bankës që janë të pajisur me shenjën “ Pagesa Super të Shpejta”.

Cilat janë limitet e pagesave?

  • Për një blerje deri në shumën 15 Euro, dhe maksimum 4 blerje brenda ditës - transaksioni realizohet pa e futur kartelën në POS dhe pa PIN.
  • Prej 15 Euro deri 100 Euro transaksioni realizohet pa e futur kartelën në POS por kërkohet  PIN-i.
  • Ndërsa për pagesa mbi 100 Euro transaksioni do të realizohet duke futur kartelën në POS edhe duke e shtypur PIN-in.

Si mund të pajiseni me këtë shërbim?

  • Kartelë mbajtësit e bankës duhet të aplikojnë për kartela të reja të cilat posedojnë opsionin e “Pagesave Super të Shpejta”.
  • Ose klientët mund të aplikojnë në bankë për t’u pajisur me kartele ngjitëse që është e përshtatshme të vendoset në telefonat mobil për t`i realizuar "Pagesat Super të Shpejta".

Çka është kartela ngjitëse dhe si funksionon?
“Pagesa Super të Shpejta” përmes kartelës ngjitëse është  një mënyrë krejtësisht e re dhe praktike e realizimit të këtyre pagesave. Për shembull duke e vendosur këtë ngjitës në telefonin tuaj ju nuk keni nevojë të hapni çantën, portofolin e të shtypni PIN-in për këtë lloj pagese.

Siguria
“Pagesat Super të Shpejta” janë po aq të sigurta sikur edhe pagesat tjera me kartelë debiti. Janë të krijuara duke aplikuar standardet e teknologjisë së fundit të sigurisë dhe të certifikuara bazuar në standardet e kualitetit dhe sigurisë ISO.

Si të realizoni një “Pagesë Super të Shpejt”?

Hapi I:
Keni me veti kartelën e debitit MasterCard me simbolin përkatës apo mobilin e pajisur me kartelën ngjitëse?

 

Hapi II:
I tregoni shitësit se do të paguani me kartelë apo kartelë ngjitëse

 

Hapi III:
Vetëm e afroni kartelën tuaj tek POS dhe në momentin që në Pikën e Shitjes (POS) ndizet drita, sinjali me zë dhe fatura do të konfirmojnë realizimin e pagesës suaj.

Në rast të humbjes së kartelës apo kartelës ngjitëse, ky shërbim mund të bllokohet përmes qendrës sonë të thirrjeve në 049/555-555 dhe 038/555-555.