Pika e shërbimit dhe Zona 24/7 në Prishtinë

Dega kryesore e bankës në Qendër të Prishtinës është rinovuar dhe zgjeruar me qëllim që të krijohet një ambient më i përshtatshëm dhe më efikas për klientë.


Në një hapësirë të zgjeruar, klientët mund të kryejnë shërbime bankare përmes Zonës 24/7, e pajisur me një teknologji të avancuar duke ofruar shërbime elektronike efikase dhe të shpejta. Kati sipër Zonës 24/7 është hapësirë në të cilën klientët mund të drejtohen për këshilla financiare nga këshilltarët tanë për klientë.


Rinovimi i degës ka një arkitekturë të qëndrueshme, enterierë të pastër dhe bashkëkohor. Kompozicioni i materialeve ekologjike, kompakte e të qëndrueshme bën që ambienti të ketë një frymë më të ngrohët. Inovacioni i përdorimit të gjelbërimit i përmbushë dhe i jep shpirt hapësirave më pak të shfrytëzuara.