ProCredit Bank lanson versionin e ri të e-Banking

Prishtinë 03 qershor, 2013 - ProCredit Bank lanson versionin e ri të e-Banking i cili mundëson pagesat e tatimeve, kontributeve pensionale, taksave doganore, faturat e rrymës, ujit si dhe shumë shërbime të tjera lehtë dhe pa humbur kohë.

Përfitoni nga oferta speciale dhe realizoni këto pagesa pa shpenzime të transferteve:

  • Tatimet
  • Kontributet pensionale
  • Taksat doganore dhe
  • Kompanitë e sigurimeve

Oferta vlen deri më 01 shtator, 2013.

Si të realizoni pagesa me versionin e ri të e-Banking?

Gjithashtu tani përmes telefonit mobil klientët mund të kryejnë shumë shërbime bankare të mundësuar nga m-Banking, shërbimi i ri i ofruar nga ProCredit Bank. Ju mund të kyçeni përmes linkut: https://ebanking.procreditbank-kos.com/mobile/user.

Sot çdonjëri nga ne ka synim që të gjitha punët t`i kryejë në kohë. Shfrytëzimi sa më efikas i kohës mbetet planifikimi më i vlefshëm që bëjmë ne. Andaj si rrjedhojë, në ProCredit Bank kemi në dispozicion një gamë të gjerë të shërbimeve elektronike. Këto shërbime ju ndihmojnë që të zhvilloni një biznes më konkurrues apo t`i menaxhoni financat tuaja personale më thjesht dhe në mënyrë fleksibile.