Shpërndarja e kartelave përmes postës

Banka ProCredit ju njofton se tani do të bëj dorëzimin e kartelave përmes postës së Kosovës. Të gjitha kartelat dërgohen përmes postës dhe nuk dorëzohen direkt nga degët dhe pikat e shërbimit të bankës ProCredit. Kartela do t’i dorëzohet përdoruesit personalisht vetëm pas identifikimit dhe nënshkrimit nga ana e tij. Në rast se klientët nuk do të jenë të pranishëm edhe pas tre tentativave të postës për ta dorëzuar atë, atëherë ju mund ta merrni atë në Zyrën postare me të afërt me adresën tuaj.

Pinin e kartelës banka do të ju dërgoj përdoruesve përmes SMS vetëm në numrin e telefonit mobil të cilin klientët e kanë të regjistruar në bankë.  Andaj, nëse keni pasur ndryshime të adresës, vizitoni degën me të afërt për të përditësuar atë.

Ndiqni videon udhëzuese për aktivizim të pinit dhe kartelës:

Ose, ndiqni hapat e më poshtëm:
Hapi 1:
Shëno në SMS katër (4) numrat e fundit të kartelës që keni pranuar

Hapi 2:
Dërgo atë në 50334 nga numri i telefonit i cili është i regjistruar në bankë

Hapi 3:
Pastaj, ju do të pranoni një SMS nga banka me Pinin e kartelës

Pas këtij hapi, pra, pranimit të PIN përmes SMS-it, kartela juaj do të jete aktive dhe nga ai moment mund të përdorët për tërheqje apo blerje në Kosove, jasht saj apo internet. Për arsye te sigurisë, banka ju udhëzon të mos e ruani SMS-in me PIN tuaj të kartelës si dhe ta ndërroni PIN falas herën e parë, në cilindo bankomat të ProCredit.

Pyetje dhe  përgjigje të shpeshta mbi procesin e aktivizimit të kartelës:

A duhet të paguaj për postën kur të më mbërrin kartela?
Jo, shërbimi për ju është falas dhe Banka ProCredit merr përsipër të gjitha shpenzimet e postës.

Në çfarë adrese më vjen kartela?
Kartelat dërgohet në adresën e klientit të regjistruar në bankën ProCredit. Në rast se keni ndërruar adresë ndërkohë, ju lutem paraqituni në degën më të afërt për përditësimin e të dhënave.

A mundem me marr kartelën në bankë edhe jo përmes postës?
Përmes Postes është mënyra e vetme per te pranuar kartelën e bankës.

A mundem të aktivizoj kartelën dhe PIN-in nëse gjendem jashtë shtetit?
Aktivizimi i kartelës dhe PIN-in mund të behet vetëm përmes operatoreve mobil të Kosovës.

Në rast se nuk jam në shtëpi për t’a pranuar kartelën, ku mund ta marr atë?
Do të ketë 3 tentime për t’iu dorëzuar kartelën, po ashtu do të kontaktoheni edhe përmes telefonit mobil, gjithashtu ju do të pranoni edhe numrin e rekomandës të cilën mund ta shfrytëzoni për ta gjurmuar vendodhjen e kartelës tuaj përmes portalit të postës. Kartelën do të mund ta merrni në Zyrën Postare pas dakordimit me postierin.