Transferte ndërkombëtare me çmime të ulëta dhe procesim të shpejtë

Në çdo kohë klientët e biznesit mund të urdhërojnë transferte ndërkombëtare tek partneret e tyre të biznesit, nëpërmjet sistemit të avancuar të pagesave të cilin e aplikon banka ProCredit.
Banka ProCredit Gjermani, shërben si bankë korrespondente për transfertet ndërkombëtare si hyrëse ashtu edhe dalëse, duke siguruar përfitime për klientët tanë të biznesit si dhe partnerët e tyre.

Për transfertet ndërkombëtare dalëse:
Duke synuar nxitjen e rritjes së shkëmbimit sa më të lartë tregtarë dhe lehtësimin e transaksioneve të biznesit mes klientëve të Bankës ProCredit dhe partnerëve të tyre që operojnë në vende të ndryshme të botës, banka ka implementuar çmime shumë më të ulëta për transfertet dalëse. Klientët tanë të biznesit që urdhërojnë transferte dalëse nga platforma e-Banking përfitojnë çmime shumë më të ulëta, duke filluar nga 10 EUR (për komisionet “Our”, “Sha” dhe “Ben”) varësisht nga shuma dhe tipi i transfertes.

Transferte dalëse në valutën
EUR- EUR
Vendet tjera Gjermani
  Our Ben/Sha Our Ben/Sha
<25,000 20 Euro 10 Euro 20 Euro 10 Euro 
25,001-50,000 35 Euro 20 Euro
>50,000 45 Euro 30 Euro 

Për transfertet ndërkombëtare hyrëse:
Në anën tjetër për të gjithë klientët të cilët presin fonde nga jashtë përfitojnë 0 EUR komision për transfertet hyrëse (për tipet e komisioneve “Our”), nëse dërguesi i fondeve zgjedh Bankën ProCredit në Gjermani si bankë korrespodente për transferten që dërgon.
Transfertet janë të shpejta dhe të sigurta me kohë procesimi nga Banka ProCredit brenda ditës ose maksimum “datë valute +1” që nga momenti i nisjes.

Transfertet Propay me bankat e grupit ProCredit:
Banka ProCredit ofron ProPay transfertet me çmim fiks 2.50 EUR, transferte këto që kryhen përmes bankave të Grupit ProCredit në Shqipëri,  Maqedoni, Bullgari, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Rumani, Gjeorgji dhe Ukrainë. Çmimi që banka jonë ofron dhe koha e procesimit reflektojnë avantazhin e të qenurit e vetmja bankë ndërkombëtare në Kosovë që ka shtrirje në të gjithë rajonin.