Llogaria e Kursimit Flex për Fëmijë

Është depozitë e kursimeve, të cilën prindërit mund ta hapin për fëmijët e tyre nën moshën 18-vjeçare. Llogaria e kursimit për fëmijë – “Flex kursimi për fëmijë” ju mundëson të depozitoni para në të në mënyrë të rregullt.

Përmes hapjes së kësaj llogarie dhe kursimit të vazhdueshëm në të ju mund t’u krijoni fonde të mjaftueshme financiare fëmijëve tuaj për të mbuluar në të ardhmen koston e tyre të shkollimit ose të realizojnë investime tjera. Llogaria e kursimit për fëmijë është e lidhur direkt me llogarinë e prindit apo të kujdestarit, për nga edhe menaxhohet.

Çfarë ju ofron llogaria e kursimeve “ProKid” në “ProCredit Bank”?

  • Krijimi i shprehisë së kursimit
  • Krijimi i likuiditetit financiar për familjen
  • Si dhe interesi

Dokumentet që kërkohen për hapjen e kësaj llogarie:

  • Certifikata e lindjes
  • Letërnjoftimi i prindit

 

Njëherësh, me këtë llogari ju ngrini kulturën e kursimit edhe te fëmijët tuaj. Banka jonë po ashtu mendon rreth kursimeve të tyre, duke ua dhuruar (kredituar në llogari) një shumë të caktuar parash në çastin e hapjes së kësaj llogarie si shpërblim për nisjen e kursimeve.