Llogaria e kursimeve Flex

Mënyra më e lehtë dhe më e sigurt e të kursyerit është kursimi në bankë. Banka ju ofron llogari të kursimit, në të cilën ju mund t’i kurseni të hollat tuaja dhe në ndërkohë të fitoni edhe interes. Tani llogaria e kursimit hapet së bashku me llogarinë rrjedhëse në momentin kur klientët fillojnë relacione me bankën dhe nuk konsiston si shërbim i ndarë nga llogaria rrjedhëse.

Ne në “ProCredit Bank” në mënyrë të vazhdueshme i kemi shtuar përpjekjet në promovimin e kulturës për të kursyer, sado e vogël të jetë shuma e parave të kursyera, sepse ne besojmë se një gjë e tillë u sjell stabilitet financiar familjeve.

Llogaria e kursimit u mundëson klientëve privatë të fitojnë interes mbi shumën e kursyer në këtë llogari.

Ju mund të filloni të kurseni që tani, duke ndarë çdo muaj një shumë sado të vogël nga të hyrat tuaja mujore. Ne, po ashtu, mund edhe t’ju përkrahim në mënyrën e të kursyerit duke ju ofruar mundësinë automatike të kalimit periodik të mjeteve të kursyera nga llogaria rrjedhëse në llogari kursimi në valutën EUR, sidomos për ju që merrni pagën nëpërmjet bankës sonë. Fondin e krijuar të kursimeve tuaja, bashkë me interesin e fituar nga banka mund t’i përdorni pastaj për qëllime të ndryshme.

Kursimet janë pjesa e pashfrytëzuar e të ardhurave tuaja financiare, të cilat mund t’i ruani duke i deponuar në llogarinë tuaj të kursimeve në bankë, me qëllim të krijimit të likuiditetit financiar për ju dhe për familjen tuaj!