Llogaria Rrjedhëse për biznese

Llogaria rrjedhëse për biznese është llogari themelore, e cila i mundëson biznesit tuaj qasje në shërbimet bankare. Kjo llogari është e strukturuar dhe është e dizajnuar në atë mënyrë që përfshin edhe shërbimet tjera të domosdoshme, të cilat një klienti të biznesit i nevojiten për të operuar dhe për të kryer punë të përditshme biznesore bankare, siç janë:  pranimi dhe dërgimi i transferimeve vendore, kombëtare e ndërkombëtare, shfrytëzimi i kredisë, shfrytëzimi i shërbimeve tjera elektronike dhe i kartelave të bankës “ProCredit”, të cilat ndihmojnë që biznesi juaj të jetë edhe më efikas.

Në kuadër të komisionit të llogarisë rrjedhëse për klientët e biznesit tani e tutje përfshihen edhe të gjitha shërbimet e cekura më poshtë:
• Hapjen e të gjitha llogarive rrjedhëse të biznesit në të njëjtën valutë;
• Mirëmbajtjen e të gjitha llogarive rrjedhëse në të njëjtën valutë;
• Lëshimin dhe mirëmbajtjen e debit-kartelës;
• Lëshimin dhe mirëmbajtjen e shërbimit “e-Banking”;
• Pajisjen e klientit me pajisje “Token” (deri në dy token nëse kjo është e nevojshme);
• Si dhe lëshimin e kodit identifikues të klientit për shërbimet e Qendrës së Kontaktit.

Dokumentet bazë për hapjen e llogarisë janë:
• Dokumenti i vlefshëm i identifikimit;
• Forma e regjistrimit të përhershëm të kompanisë, certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe dokumentin mbi informacionet e biznesit.