Llogaria Rrjedhëse

Llogaria rrjedhëse është llogari themelore që mundëson qasje në shërbimet bankare. Kjo llogari është e strukturuar dhe e dizajnuar në atë mënyrë që së bashku edhe me shërbimet tjera të domosdoshme i mundëson një klienti privat për të operuar dhe për të kryer punë të përditshme bankare, siç janë: pranimi i pagës, pranimi dhe dërgimi i transferimeve, tërheqje dhe deponime të mjeteve në llogarinë e tij apo të personave të tjerë, shfrytëzimi i kredisë apo fondeve “Flex” (“Mbitërheqjes”), si dhe shfrytëzimi i shërbimeve të tjera elektronike dhe kartelave të bankës “ProCredit”.

Në kuadër të komisionit të llogarisë rrjedhëse për klientët privatë tani e tutje përfshihen edhe të gjitha shërbimet e cekura më poshtë:

  • Hapjen e llogarisë rrjedhëse dhe të kursimit;
  • Mirëmbajtjen e llogarisë rrjedhëse dhe të kursimit;
  • Lëshimin dhe mirëmbajtjen e debit-kartelës;
  • Lëshimin dhe mirëmbajtjen e shërbimit “e-Banking” dhe pajisjen me “Token”;
  • Si dhe lëshimin e kodit identifikues të klientit për shërbimet e Qendrës së Kontaktit.

 

Dokumentet bazë për hapjen e llogarisë janë:

  • Dokumenti i vlefshëm i identifikimit;
  • Adresa e banimit (dokument, i cili dëshmon vendbanimin);
  • Në rast se jeni në marrëdhënie pune, atëherë është e nevojshme edhe kontrata aktive e punës.