Mbitërheqje për klientë biznesi

Mbitërheqja është shërbim bankar i disejnuar për klientët afaristë të cilët kanë nevojë për mbështetje financiare nga jashtë, si rezultat i pamjaftueshmërisë së qarkullimit të të hollave kesh në periudha të ndryshme kohore, çështje këto që nuk përcaktojnë domosdoshmërisht nevojën për kredi afatgjatë.

Prandaj në të tilla raste mbitërheqja është zgjidhja e duhur.

Mbitërheqja e ofruar për biznese është lloj i financimit, i cila shfrytëzohet përmes llogarisë tuaj rrjedhëse dhe ju ofron mundësinë e shfrytëzimit të qarkullimit më të madh të keshit në biznesin tuaj. Ndërsa në shumat e kufizuara në llogari deri në të cilën mund të jeni minus përcaktohet nga qarkullimi juaj përmes bankës.

E veçanta e këtij shërbimi është se në rast të mbitërheqjes, interesi i pagueshëm llogaritet në baza ditore dhe ngarkohet në muaj.

Cilat janë përfitimet e biznesit në rastin e shfrytëzimit të mbitërheqjes?

  • Aranzhimi i lehtë dhe shumë fleksibil
  • Ndihmesë në menaxhimin e likuiditetit të kompanisë suaj
  • Interesi paguhet vetëm në shumën e shfrytëzuar
Shuma minimaleKohëzgjatja e kredisëDokumentet e nevojshmeTë keni biznes aktiv të paktënLejimi i kredisë
10,001 Euro
Deri 12 muaj
  • Letërnjoftimi
  • Dokumentet e biznesit
6 muaj Brenda 48 orëve

Për informata shtesë vizitoni degën më të afërt ose na kontaktoni në 038/555 – 555 dhe 049/555 – 555.